Edhe një pilot si Pedrosa mund të provojë burgun, spanjolli në pranga

Edhe një pilot si Pedrosa mund të provojë burgun, spanjolli në pranga
Piloti spanjoll i skuadrës së Repsol Honda në kampionatin Moto GP, Daniel Pedrosa u arrestua me akuzën se ka mashtruar në testin për marrjen e licencës për lundrim. Spanjolli 26-vjeçar u lirua në të njëjtën ditë por përkrah tij për të njëjtat akuza në Valencia u arrestuan edhe 20 persona tjerë si pjesë të një rrjeti falsifikimesh.

Sipas raportit të policisë iberike, disa persona gjatë testimit kanë pasur kufje në veshët e tyre, përmes të cilave kanë marrë përgjigjet e pyetjeve për marrjen e licencës dhe mes tyre iste piloti i njohur.

Pedrosa, i cili aktualisht është në pritje të një vendimi të gjyqtarit në lidhje se me çfarë do ta akuzojë, ai pranoi se ka bërë gabim.

“Unë bëra një gabim të madh, de nuk duhej që t‘i dëgjoj ata që më këshilluan kështu” tha Pedrosa. Spanjolli, vitin e kaluar u rendit i katërti në kampionatin e Moto GP ndërsa kampionati e këtij viti fillojnë gjatë kësaj fundjave me garën për Çmimin e Madh të Katarit në pistën e “Losail”.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Yjet nën yje’, koncert elektrizues në Shkodër, ngjiten në skenë emra të mëdhenj të muzikës e humorit

‘Yjet nën yje’, koncert elektrizues në Shkodër, ngjiten në skenë emra të mëdhenj të muzikës e humorit