Edhe në skandalin 'Babale' zbulohet roli i prokurorit Hajdarmataj: I pari që takoi Veliun, ja çoi SHISH-it

TIRANE - Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, rezulton të jetë prokurori i parë që ka marrë dëshminë e Albert Veliut, vlonjatit të njohur si "Babalja' që përmes një audio-përgjimi që doli i rremë, pretendoi se vëllai i Fatmir Xhafajt, në atë kohë ministër i Brendshëm, Agron Xhafaj, përfshihej në pazare droge. Në dëshminë që ka dhënë këtë të mërkurë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj tha se Albert Veliu ju vetëofrua si dëshmitar për akuzat ndaj vëllait të Xhafajt, por duke qenë se përfshihej një ministër, Hajdarmataj tha se çështjen ja ka referuar Shërbimit Informativ Shtetëror.

"E pyeta pak për personalitetin e tij, më ka treguar se kishte qenë i dënuar për trafik droge jashtë vendit. I ndodhur para kësaj situate kam shkëputur bisedën pasi kishte të bënte me punonjës policie dhe flitej e për vëllain e ministrit të Brendshëm dhe kërkova takim me drejtorin e shërbimit informativ shtetëror. Se kujtoj kur e takova drejtorin e SHISH. Babales i thamë se do vish edhe njëherë në mëngjes. Dua të sqaroj se takimin e kërkova me praninë e SHISH pasi Babale tha se kishte të përfshirë punonjës policie. Këtë informacion vendosa ta ndaj vetëm me SHISH. Struktura e besueshme në atë moment ishte SHISH nga ku s'do të kishte dekonspirim​​​​", - tha Hajdarmataj.

Asokohe Besim Hajdarmataj ishte kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe kishte në dorë përgjimet e dosjeve 339 dhe 184, të cila dyshohet se ishte ai personi qe ja kaloi Partisë Demokratike. Këto dosje ishin pjesë e debatit politik dhe publik dhe gazeta gjermane "Bild" publiko disa biseda telefonike mes zyrtarëve të lartë socialistë me dyshimet për korrupsion zgjedhor në Dibër dhe Durrës. Kjo dëshmi, dhënë nga vetë Hajdarmataj flet për një operacion politik dhe një skemë të drejtuar nga PD dhe sektorët në SHISH dhe Prokurori të Përgjithshme të lidhur me këtë parti, për të sulmuar politikisht qeverinë duke kërkuar në atë kohë dorëheqjen e Fatmir Xhafës.

Hajdarmataj ka treguar më tej edhe komunikimin me vetë Drejtoritn e Shërbimit Informativ, i cili ashtu si prokurori, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë provë për përfshirjen në afera të vëllait të ish-mininistrit të Brendshem.

Kujtoj se jam interesuar dhe pyeta çfarë po bëhej. Drejtuesi i SHISH më tha s'kemi asgjë konkrete dhe se nga  përgjimet e vëzhgimet e kryera prej tyre në territor nuk kishte asnjë lloj prove apo fakti konkret mbi vëllain e ishministrit” tha ai.  Prokurori i Krimeve të Rënda mohoi që ai të ketë dhënë shkresë për SHISH konform ligjit që ti bënin këto përgjime si dhe që ai ka bashkëpunuar me PD për këtë gjë.

Në fakt, për herë të parë, Shërbimi Informativ Shtetëror është përmendur edhe nga vetë Albert Veliu, kur tha se gazetari Jetmir Olldashi i është prezantuar si agjent i SHISH.

Po sot, në gjykatë dëshmoi edhe Sekretari i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi i cili shmangu shoqërimin me forcë nga policia duke u paraqitur vet në organin e drejtësisë. Teksa tha se dosja ishte investigim gazetaresk duke shmangur përfshirjen e PD-së, Bardhi tha se nuk e njeh Fredi Alizotin, kunatin e “Babales” të përfshirë në këtë histori. Por ishte vetë Fredi Alizoti që e rrëzoi këtë pretendim duke thënë se e ka takuar Bardhin për kafe.

Të pandehur për kallëizim të rremë janë ish-deputeti Elvin Salianji, Albert Veliu dhe kunati i tij Fredi Alizoti, të cilët janë protagonist të audio-përgjimit me të pretendruarin vëllain e Fatmir Xhafës të cilën e akuzojnë për trafik droge. Kunati i 'Babales' ka pranuar në Prokurori se imitoi zërin e Agron Xhafajt, pasi sipas tij do i jepte 200 mijë € Ervin Salianji, në atë kohë deputet.

Nga analiza e tabulateve rezulton se përpara se të publikohej audio-përgjimi, fillimisht Albert Veliu ka kontaktuar me Ervin Salianjin në datën 20 tetor të vitit 2017 dhe më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Jetmir Olldashi. Në seancë mungonte personazhi kryesor Albert Veliu i cili ndodhet ne Belgjikë ku ka kërkuar azil. Për këtë "audiopërgjim" në burg qëndron vetëm Fredi Alizoti ndërsa në gjendje të lirë hetohet gazetari Jetmir Olldashi dhe Salianji.

Zbardhje nga redaksia Online e Shqiptarja.com e DESHMISE së Hajdarmatajt

Hajdarmataj: Jam thirrur si dëshmitar. Pyetjet asokohe i kam bërë si prokuror. Dhe bie në kundërshtim me statusin e prokurorit por gjithsesi jam i gatshëm t'i përgjigjem çdo pyetje. Nuk di nëqoftëse kjo dëshmi do të ketë vlerën e përdoshmërisë

Më tha se kam dijeni se disa persona do bëjnë trafik droge ndër të cilët ka edhe punonjës policie dhe njeri është vëllai i Fatmir Xhafës.

E pyeta pak për personalitetin e tij, më ka treguar se kish qenë i dënuar për trafik droge jashtë. I ndodhur para kësaj situate, kam shkëput bisedën pasi kishte të bënte me punonjës policie dhe flitej edhe për vellain e ministrit të Brendshëm dhe kërkova takim me drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Nuk e kujtoj kur e takova drejtorin e SHISH. Babales i thamë se do vish edhe njëherë në mëngjes. Të nesërmen në zyrën time erdhi një nga drejtorët e SHISH, i kërkova SHISH ta merrnin ata si rast, ta trajtonin si informator.

Prokurori Qana: Në vijimësi jeni interesuar për këtë çështje?

Hajdarmataj: Kujtojmë se jam interesuar dhe pyeta çfarë po bëhej? Drejtuesi i SHISH më tha s'kemi diçka konkrete. Dua të sqaroj se takimin e kërkova me pranin e SHISH pasi Babale tha se kishte të përfshirë punonjës policie. Këtë informacion vendosa ta ndaj veç me SHISH, përgjatë 2016-2017 vetëm SHISH na njoftonte për përfshirje  e policisë në trafik e kultivim droge.

Qana: Morët përgjigje për rezultatin?

Hajdarmataj: Jo asnjë të dhënë s'mora më.

Qana: Albert Veliun e takuat më?

Hajdarmataj: Jo asnjëherë. Më tha se dikush nga SHISH  e SHÇBA e kishte sjell tek unë. Ndaj as unë nuk u mora më për të kuptuar kush e kishte nxitur.

Vishaj: S'ju pyeta kush e solli, por përse u bë i besueshëm?

Hajdarmataj: Ai më tha se kishte kontakt me personat që mund të bëjnë trafik droge.

Visha: Hajdarmataj, mbi ç'bazë ligjore operoni me Shërbimin Sekret.

Hajdarmataj: Komunikimin me SHISH e kam bërë edhe në formë zyrtare por komunikimi mund të jetë verbale. Struktura e besueshme në atë moment ishte SHISH nga ku s'do të kishte dekonspirim.

Visha: Kë kërkuat konretisht në SHISH?

Hajdarmataj: Ka ardhur drejtori Albert Tuci. Kam kërkuar që nëse kishin informacion të mi referonin.

Visha: Si e pranuat Veliun?

Hajdarmataj: E pyeta për dy tre detaje kush ishte çfarë përfaqësonte. Më tha kam qenë i dënuar kam qenë në Itali, s'kërkova akt identifikimi.

Visha: Dorëzoi kartë identiteti.

Hajdarmataj: Nuk e di  këtë me informoi recepsioni.

Visha: Drejtuesi i SHISH tha në gjykatë që ka gjetur Albert Veliun me kapele në zyrën tuaj.

Hajdarmataj: Këtë se kujtoj e gjetën në zyrën time apo erdhën bashkë.

Visha: I kërkuat drejtuesit të SHISH të bëj op apo shkoj në Vlorë atë ditë.

Hajdarmataj: Ata s'janë vartësit e mijë dhe si ngarkoj unë detyra, nga SHISH  për këtë rast s'kam marrë një informacion zyrtar.

Visha: A bën kallëzim të rremë sjeljla e Albert Veliut? A keni komunikimi me Salianjin?

Hajdarmataj: E njoh si ish deputet por s'kam asnjë komunikim.

Kolë Hysenaj prokuror: Hajdarmataj keni mbajtur ndonjë procesverbal për këtë takim.

Hajdarmajtaj: S'mbaj procesverbal për takimin.

Geron Xhafa: Salianji e Olldashi kanë bërë të dhëna të rreme në një konferencë në PD për të goditur publikisht vëllain tim. Kam numrin që pretendoj ata por nga materiali që janë publike dëgjohen përgjigjet e mia. Dyshoj se mund të jetë Albert Veliu që e ka bërë pasi e njoh prej kohësh e më kërkonte shpesh lekë borxh. Se kujtoj kur ka ndodhur komunikimi por më merrte për lekë dhe numrave të tij i kam bërë block. S'ka lënë takim me mua pasi sa herë më kërkonte i thoja mos më merr më. Në lidhje me përgjimin në lokalin tim deklaroj me përgjegjësi që s'është zëri im. S'kam pirë kafe prej tre vitesh me të. Zëri s'është i imi.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BRSS: 05/09/2019 21:06

    BESIM HAJDARMATAJ OSE BESIM M*TI PLERE

    Përgjigju
  • Loti: 05/09/2019 01:58

    Z Hajdarmataj, eshte turp te ta ven emrin ne nje fjali me Babalen. Me vjen keq qe ke ren kaq posht.

    Përgjigju
  • Ligji: 04/09/2019 20:50

    Shembulli me i mire, per tju provuar shqiptareve, qe prokuroria e krimeve te renda eshte perdorur si seksion i partise demokratike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë