Edhe pse luftimet vijojnë akoma
sirianët fillojnë të kthehen në atdhe

Një grup sirianësh prej 60 personash të cilët jetonin në qendër të rajonit Kilis, pasi u strehuan në Turqi duke u larguar nga lufta e brendshme në Siri u mblodhën në afërsi të qytetit Öncüpınar dhe pasi kanë dorëzuar kartat e dhëna nga AFAD kanë plotësuar formularët e kthimit vullnetar.

Sirianët pas plotësimit të proceduarave të kthimit janë dërguar me mjetet e AFAD në pikën kufitare Esselame, ku më pas nga aty janë transportuar në vendet e tyre me autobusët e qeverisë së përkohshme të Sirisë.

Siriani Dijab Berhavi babai i 3 fëmijëve në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke vënë në dukje se ai ishte larguar nga lufta e brendshme dhe se kishte jetuar për 3 vite në Turqi ai tha se "Dua të kthehem në Azez pranë të afërme të mi. Edhe fëmijët e mi do ti dërgoj në rajonin Xherablus në Halep pranë të afërme të mi. Falenderoj qeverinë turke për ndihmën e ofruar ndaj nesh deri tani."

Ndërsa Zelal Humani është shprehur se i ka marrë malli shumë për të afërmit e tyre në Siri dhe se është shumë e lumtur që po ribashkohet me shtëpinë dhe vendin e saj.

Humani duke shprehur dëshirën për përfundimin e luftës civile ajo ka shprehur se "Në dashtë Allahu përfundon lufta e brendshme dhe të gjithë Sirianët të kthehen në vendet e tyre. Allahu e bekoftë qeverinë turke".

Ndërsa mësohet nga autoritet e AFAD se afërsisht 100-125 persona në ditë po kthehen plotësisht në Siri./AA/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A