Rikthehen reshjet e dëborës këtë mbrëmje në qarkun e Korcës. Rreshjet si fillim janë regjistruar në zonat mbi 900 metra mbi nivelin e detit, e ndërsa më pas kanë përfshirë edhe qytetin e Korçës, Qafë Thanës e në Pogradec.
Aktualisht sipas autoriteteve nuk raportohen probleme por mjetet borëpastruese ndodhen në terren për të bërë të mundur pastrimin dhe kriposjen.
Për drejtuesit e mjeteve rekomandohet të bëjnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistiken rrugore.
Komento