Edhe shqiptarët e Zvicrës
falën Fitër Bajramin

Edhe shqiptarët e Zvicrës<br />falën Fitër Bajramin
ZVICËR - Ismajl Imeri agjëron Ramazanin çdo vit me radhë. Devotshmëria e tij ndaj fesë islame është tradicionale, sikurse praktikohet me dekada në Kosovë. Puna dhe obligimet e tjera në Zvicër për gjilanasin nga Lladova nuk paraqesin asnjë pengesë për te. Madje, ka vite që ai agjerimine kalon në gjumë deri kah mesdita, ndërkohë që netët e syfyrit i pret i zgjuar e me mëngë të përveshura. Jo duke ngrënë e bërë qejf, por duke punuar e siguruar ekzistencën për familje këtu dhe në Kosovë.
 
“Unë fle ditën, e punoj natën”, thotë ai duke qeshur. Kështu e kam pasur edhe sot, tregon Ismajli. Kam punuar deri në mëngjes dhe tani me të birin Florentin 13-vjeçar kemi ardhur për të falur Bajramin. Xhamia shqiptare në afërsi të St. Gallenit në Rorschach, ku ai frekuenton çdo të premte, pak para faljes se Bajramit dukej tepër e madhe për një grusht njerëzish që dëgjonin predikimet e imamit Alivebi Mediu.
 
Ndërkohë që xhamia po mbushej ngadalë, kryesisht me të rinj, pak para orës shtatë, Ismajli zë vend me të birin në përgjigje të imamit që të gjithë të pranishmit të afrohen para tij, për të nisur me lutjet e mëngjesit që nuk zgjatën më shumë se 15 minuta. Kohë kjo që do të mjaftonte për të marrë dhe ca fotografi tjera e opinione në pjesën tjetër të xhamisë të rezervuar për femra. Por që shpejt me qartësohet se gra nuk ka!
 
“Është vetëm për burra”, më thotë njëri aty afër. “Gratë nuk e falin Bajramin”. Ndërkohë thirrjet për paqe e harmoni mes njerëzve bashkë me lutjet në falënderim të Zotit e jetës  kthehen në përqendrimin kryesor të gjithësecilit aty. Imami udhëheq ceremoninë e faljes së Bajramit kurse besimtarët e ndjekin atë me lutjet Zoti është i madh (Allahu Ekber) për disa herë me radhë.
 
Alivebi Mediu bëri apel për paqe e unitet mes myslimanëve. Për më tepër kujdes ndaj të varfërve e për ruajtjen dhe organizimin e mërgatës shqiptare në Zvicër. Për të cilën ai mendon se nuk është duke u organizuar mirë.
 
“Porosia ime për shqiptarët e kësaj krahine është që të jemi më afër njëri-tjetrit, të punojmë bashkë në realizimin e qëllimeve tona fetare e kombëtare”, u shpreh ai mes tjerash për albinfo.ch.
 
“Në përgjithësi shqiptarët dinë të organizohen, por nuk dinë të qëndrojnë gjatë në organizim. Nëpër xhami vijnë, normalisht vijnë dhe më shumë, mirëpo si një organizatë, si një komunitet i kompletuar, që duhet të veprojmë në të gjitha aspektet, jemi dobët”. Unë parimisht nisem nga ajo se nuk dimë të respektojmë hierarkinë apo udhëheqjen si një. Dhe kjo sjellje, shton ai, është një sëmundje e popullit tonë.
 
Kam dëshirë që në të ardhmen të respektojmë hierarkinë, qoftë në xhami apo ndonjë shoqatë tjetër. Të veprojmë bashkë si popull, pa marrë parasysh se në cilat mënyra veprojmë, të qëndrojmë unik, gjithmonë të takohemi bashkë edhe nëpër bajrame e urime tjera. Në manifestime kombëtare e tjera të jemi bashkë”, ishte kërkesa e imami të kësaj xhamie. Lus Allahun, që të të jemi bashkë në një organizim e udhëheqje më të mirë duke respektuar njëri-tjetrin dhe vlerat e njerëzve.
 
Ndërkohë që nuk kaloi pa u përmendur mungesa e xhematit gjatë këtij muaji të Ramazanit. “Këtë vit kemi vërejtur një numër të vogël të besimtarëve në xhami gjatë muajit të Ramazanit për shkak se koha e pushimeve verore dhe të shkollave ka qëlluar e gjatë”, tha imami Alivebi Mediu.
 
“Një pjesë e madhe e mërgimtarëve Bajramin këtë vit e festojnë në vendlindje, ndaj edhe mungesa e besimtarëve nuk është brengosëse”, u shpreh ai.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot