Emigrantët shqiptarë nuk e lanë vendin në mënyrë të organizuar, nën drejtimin e krerëve të tyre. Ata emigruan në grupe pak a shumë të mëdha, në kohë e në drejtime të ndryshme. Është rasti të theksojmë se grupe të rëndësishme emigrantësh shqiptarë nuk erdhën nga Shqipëria, por nga Greqia, ku shqiptarët kishin filluar të emigronin qysh nga shek. XIV, dhe ku gjithashtu kishin luftuar ashpër me turqit.
Nuk do të ishte e drejtë të arrihej në përfundimin se princërit shqiptarë u shkujdesën për fatin e njerëzve të tyre: por fakti është se fatet e njërës palë dhe të tjetrës ishin mjaft të ndryshme, pasi të parët u integruan pa problem në klasën drejtuese të gadishullit, ndërsa të dytët patën fatin e keq të provojnë përvojat e ashpra që provojnë të gjithë emigrantët.
Madje një pjesë e tyre njohën edhe një përvojë krejt të veçantë: atë të krijimit të fshatrave italo-shqiptare, që bënë të mundur ruajtjen e gjuhës dhe të traditave, por që në të vërtetë ngjanin pak a shumë me geto, ku erdhën e u vendosën grupet më të lidhur me traditën fetare ortodokse, pra, edhe më të dyshimtë për autoritetet civile e fetare të vendit pritës.
Nuk kemi ndërmend të merremi këtu me këtë temë, e cila ende nuk e ka gjetur historianin e saj, ndërkohë që trajtimi i marrëdhënieve midis shqiptarëve ortodoksë dhe autoriteteve kishtare është bërë tashmë, falë përpjekjeve të disa studiuesve, të cilët kanë shkatërruar përfundimisht mitin e besnikërisë së përjetshme të katolikëve të ritit bizantin ndaj Kishës së Romës.
Gjithsesi, ne do të shohim se si logjika e një shoqërie të ndarë prerazi në klasa, siç ishte shoqëria italiane, bëri që fatet e familjeve princore të ndaheshin gjithnjë e më shumë nga ato të masës së të vobektëve, që në ndonjë rast iu nënshtruan një procesi integrimi në shoqërinë italiane duke humbur edhe kujtesën për origjinën e tyre, por që në përgjithësi i qëndruan besnik ndryshimit etnik e fetar të tyre. Familjet e mëdha, edhe kur i përkisnin ritit ortodoks, kaluan pa vështirësi në ritin katolik dhe u asimiluan më shpejt nga shoqëria italiane.
Në rastin e shqiptarëve, ndarja midis këtyre dy grupeve të emigracionit bëhet më e dukshme nga mungesa e shtresave shoqërore të ndërmjetme, edhe pse herë-herë flitet për ndonjë humanist, laik apo fetar, të emigruar në Venedik, ose për zejtarë shqiptarë që emigruan në Raguzë ose në zotërimet veneciane, pa folur pastaj për atë shtresë të ushtarëve të paguar, që ngjallën kureshtje e admirim tek bashkëkohësit, të cilët shpesh i identifikonin ata me vetë nocionin e “shqiptarit”.
Në fakt, krahasimi me emigracionin grek flet mjaft qartë: midis emigrantëve grekë, të cilët nuk duket të kenë qenë më të shumtë se shqiptarët, gjenden jo vetëm aristokratë, krerë ushtarakë e prelatë, shkrimtarë e filozofë, kopjues, piktorë e muzikantë, por edhe ndërtues anijesh, marinarë e tregtarë, mjekë e zejtarë, mjeshtër të shumë profesioneve të kërkuara, të cilët u shpërndanë jo vetëm në Itali, por pak a shumë në të gjithë Evropën perëndimore, deri në Flandër e në Skocinë e largët, pa folur për ata që u hodhën në Vllahi, Moldavi e Rusi.
Prej krahasimit mes jetës së emigrantëve shqiptarë dhe atyre grekë, del në pah edhe një tjetër ndryshim: të dytët, por jo të parët, i mbajnë në shumë raste marrëdhëniet me atdheun, ku kanë të afërm e të njohur, dhe ndonjëherë kthehen aty (kujtoni misionin e njohur të Joan Laskarit në Lindje, në kërkim të kodikëve grekë për llogari të Lorenco dei Mediçi).
Kuptohet që në rastin e shqiptarëve nuk bëhet fjalë për lidhje më të dobëta me dheun e lindjes, por për një qëndrim të ndryshëm, që përcaktohet nga roli i ndryshëm shoqëror i tyre: emigrantët shqiptarë nuk ishin intelektualë, afaristë, por fshatarë e ushtarë, dhe emigrimi i tyre ishte një nisje pa kthim, ose një emigrim që e presupozonte kthimin vetëm në rast të një lufte fitimtare.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com