Mëngjesi i sotëm ka nisur me vranësira të lehta që do ta shoqërojnë vendin tonë deri në mesditë.
Sipas Meteoalab, vranësirat do të shtohen pas mesditës në pjesën më të madhe të vendit duke rrezikuar rrebeshe shiu, ndërsa bregdeti vijon me kthjellime. Mbrëmja ri-kthen kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit rriten në të dyja vlerat ditore duke u luhatur nga 12°C deri në 32°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Komento