‘Edhe sot s’ishte’, Vokshi pas seancës gjyqësore me Kushin ‘orkestron’ protestën: Më 6 dhjetor tubojmë për arsimin
Deputetja e Rithemelimit, Vokshi
Pas seancës gjyqësore me ministren Kushi, deputetja e Rithemelimit Albana Vokshi ka orkestruar protestën më 6 dhjetor pasi sipas saj arsimi është në gjendjen më të keqe.
Vokshi u shpreh se Kushi pretendon se është fyer nga deputetja dhe se sërish nuk paraqitet në seancë.
“Siç e shikoni unë përsëri në respekt të kësaj gjykate të nderuar, në respekt të kohës, por edhe të investimit të kësaj gjykate për këtë çështje të stisur nga ana e ministres Kushi, e cila pretendon se është prekur në nderin dhe dinjitetin e saj, po refuzon që të paraqitet në gjykatë për të paraqitur prova për të kundërshtuar denoncimin që unë kam bërë.
Në një kërkesë të paprecedentë, prokuroria kërkoi kohë, kërkoi të studionte dosjet, apo faktet, apo të merrte konkluzionet ndërkohë që këto janë vënë në dispozicion.
E theksoj që është kërkesë e paprecedentë nga ana e prokurorisë, e cila po tenton që ta bëjë si një kalvar të pafund dhe të mos jepet vendimi nga ana e gjykatës.”- tha Vokshi.
Vokshi ka theksuar se më 6 dhjetor është një ditë e mirë ku të gjithë duhet të bëhen bashkë për arsimin.
“Data 6 dhjetor është një ditë e mirë ku të gjithë të bëhemi bashkë.
Të bëhen bashkë edhe të rinjtë, edhe prindërit, edhe mësuesit për t’i treguar gjithë Europës që shqiptarët duan arsimin, e duan Europën, i duan duan vlerat europiane dhe do vazhdojnë të luftojnë për t’i arritur ato. Pra, data 6 dhjetor është një datë e mirë për të reaguar dhe për t’i thënë gjithë liderave të Europës që ne shqiptarët edhe pas 30 viteve vazhdojmë ta duam Shqipërinë si gjithë Europa”- tha Vokshi.
Kujtojmë se më herët, ministrja dhe deputetja patën një ballafaqim në Gjykatë për padinë e Kushit ndaj Vokshit për shpifje. Kushi theksoi se arsyeja e zhvillimit të kësaj përballje në instancat ligjore është për të ndarë politikën nga shpifjet. Ndërkohë, Vokshi e denoncoi më herët për shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit para universitar.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se do zbulohet pronari i 400 mijë € të vjedhura nga pastruesja?
-
Po
39.7%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 383
Lajme të tjera
-
Çështja 'McGonigal' 'bashkon' 2 PD-të, dorëzohet kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor! Firmosin 44 deputetë (bashkë me 2 firmat e Luan Baçit)
3 Shkurt, 11:17
-
Mero Baze: Pse Berisha nuk duron dot të flasë drejtësia amerikane?
2 Shkurt, 19:11
-
Denoncimi i Vokshit: Pas datës 20 të çdo muaji, në spitalin e Dibrës s'bëhen analiza se s'ka fonde! Qytetarët të reagojnë me protesta
1 Shkurt, 10:48
-
Dhuna në familje, shtyhet diskutimi i draftit! Vokshi: Mungesa e relatores shkel rregulloren në Kuvend! Projektligji: Të krijohet komisioneri për mbrojtje nga dhuna
30 Janar, 16:27
-
Mësuesit e Roskovecit 5 muaj pa marrë pagesën e transportit! Sindikata e Arsimit: Nisim grevën nëse ministrja s’na jep përgjigje! Pezullojmë mësimin
30 Janar, 13:43
-
Matura shtetërore, Kushi sjell risitë: Problem fiktiviteti, diferenca deri në 5 nota! Teste të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe
30 Janar, 11:36
-
Kushi: Për herë të parë Shqipëria do të ketë Regjistrin Shtetëror të Revistave Shkencore
25 Janar, 16:30
-
Përurohen dy shkolla të reja, ‘Kiço Blushi’ dhe ‘Sevasti Qiriazi’,Veliaj: Bizhu që i rrisin edhe më shumë vlerën Njësisë 8
24 Janar, 11:55
-
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në të gjitha shkollat e vendit, kemi si qëllim ruajtjen e saj
24 Janar, 09:40
-
Beteja për Tiranën, Vokshi: Këlliçi më i avantazhuar përballë Veliajt! Audio për 21 janarin? Është prodhuar në zyrat e qeverisë, të hetohen organizatorët
23 Janar, 21:57
-
Kushi: Të rinjtë të pajisen me aftësi që janë emergjente për zhvillimet e kohës! Muzhaqi: 300 mijë lekë subvencion për të rinjtë që ndjekin kurse programimi
23 Janar, 17:06
-
Mbyllja e 56 shkollave për shkak të motit të keq, PD e Berishës thirrje Ministres së Arsimit: Pse nuk funksionon platforma SMIT ka kushtuar 8 mln euro
21 Janar, 15:35