Moti i kthjellët dhe me temperatura të larta do të mbizotërojnë në orët e para të ditës së sotme në vendin tonë. Sipas Meteoalb edhe pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike në territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 37°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Komento