SHKODER - Një ditë pas vizitës së ministrit të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj dhe urdhrit të Prefektit ndaj tregjeve për zbatimin e rregullave të reja të distancimit social, në terren ka zbritur vetë drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj. I shoqëruar edhe nga Drejtori i Departamentit për hetimin e krimeve në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj, kanë vëzhguar situatën në tregjet e Shkodrës. Drejtori i Policisë Shkodër Niko Brahimaj u shpreh se sot situata është ndryshe dhe se shkodranët i mirëkuptojnë masat e vëna nga qeveria. Ai i ka bere thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë bashkëpunues në mënyrë që kjo luftë të fitohet.
"Kalimi im në inspektim të të gjithë shërbimeve, nuk ka të bëje me ardhjen e ministrit të Brendshëm apo drejtorit të Policisë së shtetit, ka të bëjë me një plan të mirëorganizuar nën drejtimin e pushtetit vendor, më të lartit këtu që është prefekti, nën një bashkëpunim shumë të mirë me bashkinë e Shkodrës, AKU, ISHP të Shkodrës, për të ndërgjegjësuar të gjithë opinionin publik, pjesën e tregtarëve të Shkodrës të cilët unë i respektoj shumë për mirëkuptimin, respektoj dhe qytetarinë të cilët deri tani na kanë mirëkuptuar. Jam i bindur që rastet në rritje të koronavirusit në Shkodër nuk janë thjesht vetëm për mosmarrje masash por janë raste sporadike të veçuara për shkaqe nga më të ndryshmet qoftë këto edhe në traditën e shqiptarit. Sot kemi një ulje drastike të rasteve jo vetëm për shkak të masave që ka marrë policia, por edhe për shkak të ndërgjegjësimit të qytetarisë shkodrane. I bëj thirrje të gjithëve të mbështesim veprimet e policisë që janë veprime në një situatë ekstreme. Ne nuk dëshirojmë dhe nuk urojmë kurrë që këto masa ekstreme të vazhdojnë gjatë, nuk është në dorën tonë, por gjithsesi jemi në një luftë dhe kjo luftë duhet fituar", u shpreh drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj.
Lajmi kryesor:
VIDEO-Si po respektohen rregullat e reja në tregje dhe teksa mbajmë radhën për shërbimet? (VËZHGIMI)
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Magjia e Krishtlindjeve në Shkodër, qytetarët shijojnë koncertin festiv para Bashkisë
25 Dhjetor, 12:10
-
‘Dhuratë zemre për Krishtlindje!' Gjimnazistët e Yzberishtit festojnë me fëmijët jetimë në Shkodër
25 Dhjetor, 11:06
-
Fushë-Arrëzi dhe Vau i Dejës kremtojnë Krishtlindjet me mesazhe shprese dhe paqe
25 Dhjetor, 11:00
-
Shkodër/ U plagos me armë zjarri, vihet në pranga 24-vjeçari pasi dha kallëzim të rremë! Autori ende në kërkim
25 Dhjetor, 10:58
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Shkodër, qindra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes
25 Dhjetor, 10:43
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)
23 Dhjetor, 22:02
-
Pamje magjike nga Hajmeli, 250 besimtarë krijojnë skenën e lindjes së Jezu Krishtit! Shfaqja ‘Betlehemi i gjallë’ merr vëmendjen e qindra vizitorëve
23 Dhjetor, 16:04
-
Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin
23 Dhjetor, 11:10
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Shkodër, i vjedhin në rrugë çantën me 170 000 lekë dhe paketa me cigare, arrestohen hajdutët
20 Dhjetor, 11:13
Nuk ke dal asnjeher ne terren e tani po ben sikur dole me vullnetin tend e jo se erdhi ministri.Kur ke dal ti te flasesh me popullin,te zbatosh ligjin,te disiplinosh policet qe marrin rrogen kot me duar ne xhepa?Ti dhe vartesit e tu duhet te jesh dite ne kembe te kontrollosh e te zbatosh ligjin.
PërgjigjuO sano a ke nigju mo vrasje ne shkoder? po plagosje? jo grupe rivale jo grupe leshi, qe kur erdhi ky drejtor ju vuni ne rresht , tashti se jan derra si popull ju ca tju boj ai, kur smaheni ju anej llogarit ne tirone ca bohet qe eshte 10 fishi juj
PërgjigjuVrasje nuk kan ndodh se njerzit jan mbyll brenda.Plagosje mu ne mes te Shkodres sa te duash.Se tani mediat flasin vetem per arritjet e Edit
fute hunden brenda
PërgjigjuDuhej te vinte ministri qe te dilnit ne terren ju zoterinj? Apo jeni aty kot da per rroga dhe zyra.Shtet leshi e polici Lledhi
Përgjigju