Edi Paloka: Jemi të hapur për
bashkëpunim me LSI

Edi Paloka: Jemi të hapur për<br />bashkëpunim me LSI<br>
Një javë nga ftesa e hapur për bashkëpunim nga Monika Kryemadhi e LSI ka ardhur përgjigja e parë nga Partia Demokratike.

Nënkryetari kësaj partie Edi Paloka deklaroi paraditen e të martës se PD është e hapur te bashkëpunojmë jo vetëm me LSI-në, por me çdo qytetar i cili është i gatshëm të bëhet pjesë e një fronti të gjerë kundër një qeverisjeje, e cila mund të jetë më e keqja që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Sipas Edi Palokës në fokusin e betejave të opozitës janë listuar dy çështje. Reforma Zgjedhore dhe ajo territorial.

“Sot është domosdoshmëri jo thjeshtë për faktin se kemi të bëjmë me një hartë krejtësisht elektorale, por edhe për faktin se qytetarët nuk po arrijnë të marrin asnjë nga shërbimet që kanë marrë dikur nga pushteti lokal.” U shpreh Paloka.

Analizën për humbjen e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit Paloka mendon se kjo do ti shërbejë PDs edhe për të gjetur defektet, apo ato probleme që mund të ketë pasur vetë brenda Partisë Demokratike, apo strukturës në mënyrë që në një proces të ardhshëm gjithçka të përmirësohet apo rregullohet

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe