Edi Rama darkë me fermerët 
prezanton skemën e re të financimit 

Edi Rama darkë me fermerët <br />prezanton skemën e re të financimit 
TIRANE - Fermerë dhe agropërpunues nga e gjithë Shqipria, kanë qenë të ftuarit e Kryeministri Edi Rama, në një darkë të mbajtur enkas për ta në ambjentet e Kyeministrisë. Gjatë darkës, janë diskutuar historitë e ndryshme të suksesit që të pranishmit kanë sjellë, është parashtruar situata aktuale në këto dy sektorë, si dhe është aplikuar mënyra e re e aplikimit për financim për vitin 2015.

Gjatё kёtij viti, fermerët do tё përfitojnë edhe nga heqja e një numri taksash, qё ne bёmё me paketёn e re fiskale. P.sh, agropёrpunuesve do t’u njihet 20% e TVSH-sё sё zbritshme pёr furnizime nga fermerёt, nga 6% qё ishte mё parё. Pra, pёr çdo furnizm nga fermerёt, tё verifikueshёm pёrmes kuponit, do t’u kthehet 20% e TVSH-sё”, është shprehur Rama.
 
Ky është takimi i dytë që kryeministri Rama mban me fermerë nga e gjithë shqipëria, pas i pari ishte a i një viti më parë.
 
 
Edi Rama: Reformё tё thellё të gjithё sistemit, me në themel dijen

Jemi duke pёrgatitur edhe njё reformё tё tё gjithё sistemit tё sotёm. Ne besojmё se mundёsitё e financimit janё shumё mё tё mёdha nё perspektivёn e afёr, sesa mundёsitё pёr t'i thithur ato. Kemi shumё merak qё mund tё vijmё nё njё pikё ku kapaciteti ynё pёr tё financuar mund tё jetё mё i madh se kapaciteti pёr t'i thithur kёto financime. Dhe nuk e kam kёtu fjalёn pёr 30 e 40 milionё, por e kam fjalёn pёr pjesёn tjetёr tё financimeve tё mundshme qё vijnë nga projektet dhe programet e BE-sё, tё cilat kush ёshtё ndeshur me to janё tё mundshme, por janё edhe tё vёshtira pёr tё plotёsuar tё gjitha kushtet. E janё tё vёshtira, nё radhё tё parё, sepse neve na mungon dija nё kёtё sektor, jo dija e dy-tre ekspertёve, por dija tek fermerёt, tek tё gjithё ju, lidhur me si bёhet njё njё aplikim dhe si merret njё financim nga programet e BE-sё. Kёtё ju nuk mund ta bёni dot vetё. Pёr kёtё duhet t’ju ndihmojё shteti. Pёr kёtё aryse, ne besojmё se drejtoritё aktuale tё bujqёsisё nё gjithё territorin duhet tё kthehen nё pika tё shpёrndarjes sё kёsaj dijeje, duhet tё kthehen nё zyra asistence teknike tё fermerёve, pёr t'i ndihmuar tё njihen me modalitetet e çdo programi dhe pёr t'i ndihmuar qё tё plotёsojnё ashtu siç duhet aplikimet dhe pёr tё ndjekur procesin e aplikimit. Kemi mundёsi t'i rrisim jashtёzakonisht shumё financimet, nё rast se do tё jemi tё gatshёm tё thithim fondet dhe projektet e BE-sё.

rama me fermeret

Të pranishëm në këtë darkë kanë qenë edhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe Drejtorja e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Suela Popa.

Drejtoresha Popa, ka folur për suksesin që ka pasur skema e re, e vërtetuar kjo edhe nga numri gjithnjë e në rritje i personave të cilët kërkojnë të përfitojnë prej saj. Ajo është shprehur se kjo qasje e mbështetjes përmes investimeve garanton shitjen e produkteve vendase, duke prezantuar në këtë mënyrë edhe skemën e re të aplikimit për vitin 2015.
  
Suela Popa: Konkretizouam hartёn e rajonalizimit tё prodhimeve shqiptare

Sa i pёrket skemave tё reja pёr vitin 2015, ekspertë tё ministrisё, nё bashkёpunim me akademikё tё Universitetit tё Kamzёs dhe njё trupё tё tёrёsisht tё specializuar nga Universiteti i Harvardit, kanё mundёsuar tё konkretizojnё hartёn e rajonalizimit tё prodhimeve shqiptare, e cila bёn tё mundur tё mirёplanifikojmё buxhetin pёr skemat e mbёshtetjes nё bujqёsi, por mbi tё gjitha njё strategji e mirёfilltё pёr hartimin e skemave pёr zhvillimin bujqёsor dhe rural nё vend” – është shprehur Popa.

Nga ana tjetër, Konkurrueshmëria duke ruajtur autenticitetin e produkteve shqiptare dhe cilësinë ishte ajo çka nënvizoi si mjaft të rëndësishme Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti. 

Edmond Panariti: Eksporti i produkteve shqiptare ka shënuar rritje

Ne do të krijojmë një Task Forcë dhe unë do merremi me pikat e kontrollit kufitar dhe nuk do tё hezitojmё pёr tё çuar edhe pёr padi penale, ata qё lejonё futjen qoftё tё kafshёve kontrabandё, qoftё tё shpendёve kontrabandё. Nё radhё tё parё sepse ju bёjnё juve njё konkurrencё tё pandershme, por hapin edhe portat e infeksioneve”, tha ndër të tjera Panariti.
 
Ai u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve të denoncojnë ccdo rast korrupsioni që mund të hasin në dogana dhe se ai do të jetë gjithmonë në mbështetje të tyre.
 
Kjo darkë ka shërbyer edhe për shkëmbimin e ideve të ndryshme midis të pranishëve të shumtë në darkë.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë