Jo vetëm gjoba, por burg për shkelësit e masave shtrënguese! Rama: Do të ndryshojmë Kodin Penal dhe Rrugor

TIRANE-Qeveria shqiptare nuk do të mjaftohet vetëm me sanksione administrative (gjoba) për shkelësit e masave kundër përhapjes së koronavirusit sikur parashikohen në Aktin Normativ të miratuar në 15 mars, pasi do të ndryshojë Kodin Penal duke futur dënimin me burg, por edhe Kodin Rrugor për të përcaktuar heqjen e lejes së drejtimit.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se paketa me ndryshimet do të jetë gati brenda 15 prillit, ndërsa për t'u kaluar në Kuvend duhet shumicë e cilësuar. Nëse do të miratohen ndryshimet që do të propozojë qeveria, shkelësit nuk do të dënohen vetëm me gjoba, por do të përfundojnë në burg, ndërsa në Kodin Rrugor do të sanksionohen vitet e heqjes së lejes së drejtimit të makinës.

"Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t'i drejtohemi parlamentit për ndryshime në kodin penal & rrugor të Republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e qytetarëve.

Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt. Brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në Kuvendin e Shqipërisë" shkruan Rama.

Akti Normativ mbi gjobat kundër shkelësve në situatën e koronavirusit u miratua në 15 mars dhe ka afat të pacaktuar. "Ky akt normativ ka karakter të përkohshëm dhe zbatohet për aq kohë sa zgjat periudha e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19" thuhet në Aktin që duhet të miratohet në Kuvend brenda 45 ditëve, po me shumicë të cilësuar. 

Por qeveria nuk u mjaftua me kaq, pasi për të qartësuar dispozitat që mund të bien ndesh tashmë dhe për të rritur masën e ndëshkimit nga gjobë në burg do të ndryshojë Kodin Penal. Vetëm pas miratimit të ndryshimeve pritet që të fillojë edhe liria me pikatore. Ndërkohë që në përfundim të gjendjes së krijuar nga koronavirusi, parlamenti shfuqizon masat e ashpra për shkelësit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:25
Rama: Po shohim si të pezullojmë në këtë kohë pandemie koncesionin e skanimit në doganë

Qeveria shqiptare paralajmëron pezullimin e koncesionit të skanimit në dogana për periudhën e pandemisë nga koronavirusi. Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama. "Taksirati i atyre tarifave që janë vënë me kohë e me vakt në kurrizin tënd dhe që po shohim si ti pezullojmë në këtë kohë lufte të paktën" shprehet Rama në një replikë me një komentues në Facebook. Por çfarë është koncesioni i skanimit? Koncesioni i skanimit të doganave u dha në prill të vitit 2013 nga qeveria Berisha, ndërsa akuzat nga qeveria aktuale kanë qenë të shumta ndër vite. 

Situata e krijuar nga koronavirusi ka prekur disa koncesione dhe i radhës mund të jetë paralajmërimi që dha Rama. Ministri Arben Ahmetaj tha pak ditë më parë në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se qeveria ka prekur një sërë koncesionesh, "përveç koncesionit të Check up-it, janë prekur edhe koncesionet  e mbetjeve, koncesionet e dy rrugëve Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat si dhe koncesioni i laboratorit" tha ai. 

Komenti i kryeministrit Edi Rama
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Astrit: 09/04/2020 09:25

    Para 10 diteve Sulltani tha: "Respekt 99% e qytetareve kane respektuar rregullat e vena nga qeveria" Sot: "Do ashpersojme kodin penal per ata qe thyejne rregullat ne kete kohe lufte" Pyes veten deri ne 2021 do vazhdojne keto rregulla keshtu qe ndermerret nisme ligjore e tille qe do minimalisht do 2 jave te hyje ne fuqi? Apo eshte e vetmja menyre per propagande atërore nga sulltani? Po keshtu eshte pushteti te degradon ne cdo sens ske cben...

    Përgjigju
  • Eris: 08/04/2020 20:39

    Zoti kryeminister krijo gjykaten kushtetuese se je bere si mbret vete vendos vete vulos skandal. Shqiperia 2020.dhe lereni more virusin grip eshte asgje tjeter ne bote vdesin nga gripi mbi 1 milion vete kurse sivjet sa eshte numri prandaj cfare interesash kane politikat boterore qe perdoren emrin corona virus jame i bindur qe do ta nxjerrin köken do ta mesojme se shpejti

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 08/04/2020 20:35

    Virusi eshte shtrire ne tere boten .Çdo qeveri merr masat e saj per te mbrojtur jeten e qytetareve dhe per te zvogeluar pasojat e saj Ne nje kohe kur vendet demokratike premtojne per shtetasit e tyre ndihme emergjente per kedo shtetas( pagese mujore per çdo individ qe preket,ulje ose fshirje taksash( shtyrje po e po),kredi me interes 0 etj etj

    Përgjigju
  • Arifi: 08/04/2020 19:16

    Nuk ka nevoje te behen ndryshime ne kodin penal dhe rrugor per situata tilla.Shqiperija nuk dote jete gjitmone ne gjendje lufte,pasi edhe Kushtetuta e percakton qarte se per masat e jashtzakoneshme kamasa te jashzakoneshme penale dhe administrative.Mjafton akti normativ ose ligji ne tilla raste percakton modalitete pwr kushte konkrete.

    Përgjigju
  • Shaban: 08/04/2020 18:38

    gjoba gjoba dhe veten gjoba - se paràt dalin nga xhepi i shkelesit te ligjit ndersa burgun e paguan ai qe rri ne shtepi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë