Edi Rama: Drejtësia, sëmundje e
rëndë, reforma në arsim sukses

Edi Rama: Drejtësia, sëmundje e<br />rëndë, reforma në arsim sukses
Në aktivitetin e zhvilluar në Kryeministri me 31 maturantët me medalje të arta, kryeministri Edi Rama u shpreh se Reforma në Arsim ishte një pikë kthese në historinë e vendit, pasi sistemi ishte i molepsur me një 'kancer' padrejtësie dhe korrupsioni.
 
Përsa i përket ligjit për medaljet, Rama tha se u detyruam të ndërmarrim një nismë ligjore në 2015 që u kthye më në fund në ligj dhe që bën të mundur rinisjen e kësaj tradite për maturantët më të mirë.
 
"Problemi i drejtësisë, një nga sëmundjet më të rënda. Reforma në Arsim ishte e domosdoshme, kur sistemi ishte i molepsur me një 'kancer' padrejtësie dhe korrupsioni.
 
Përtej të gjitha vështirësive asgjë nuk është e pamundur, nëse një shoqëri është në rrugën për të realizuar ëndrrën e vet.
 
Presidenti nuk mund të procedonte më parë, pasi medalja e artë për maturantët nuk parashikohej në ligjin për dekoratat.
 
U detyruam të ndërmarrim një nismë ligjore, që në 2015 që u kthye më në fund në ligj dhe që bën të mundur rinisjen e kësaj tradite.
 
Nëse do bëja një kërkim për prindërit e këtyre fëmijëve me siguri do të gjeja edhe të papunë, apo edhe që kanë vështirësi për të arritur fundin e muajit, por varfëria nuk të privon nga ambiciet e mëdha
" u shpreh Rama.
 
Më pas Rama u ndal te kritikat që ka marrë Reforma në Arsim duke u shprehur se erdhën, pasi krijoi shqetësim dhe dhimbje, por sipas tij, pa reforma nuk ka shërim.

"Në një mjedis me zhurma ku amplifikohen ankesat dhe justifikimet, alibitë dhe dëshpërimet, ju jeni një rreze drite" iu drejtua Rama në fund të fjalës së tij maturantëve.
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0