Edi Rama kontrollon furrat e bukës: Nuk do lejojmë abuzimet me çmimet! Bëni transparent edhe peshën, qytetarët janë ankuar

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë një kontroll të çmimeve edhe në furrat e bukës. I shoqëruar sërish nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, kryeministri theksoi se nuk do të lejojnë abuzimet me çmimin e bukës.

Rama e vuri edhe njëherë theksin s enë këtë situatë tregtarët do kenë marzh të ulët fitimi, por duke theksuar se qeveria nuk do të heqë asnjë nga masat mbrojtëse për biznesin e vogël. Ai tha se çmimi i energjisë për biznesin e vogël nuk është rritur dhe kjo i ndihmon ata, pasi nëse do të paguanin çmimin real do të detyroheshin të hiqnin punëtorët nga puna për shkak të rritjes që ka pësuar energjia elektrike, rritje e cila për familjarët dhe biznesin e vogël mbulohet nga qeveria. Kreu i qeverisë tha se binzesi i vogël nuk paguan TVSH.

“Kjo është fazë vështirësie për të gjithë. Tendenca mund të jetë e gabuar që të hidhet gjithë faji prodhuesve tregtareve, jemi pak në atë frymë negative në këto momente, por duhet kuptuar dhe njerëzit që kanë gjithë këtë stres. Ne duhet të mos lejojmë abuzimet sa të mundemi se çmimet duhet të jenë të tilla që edhe ju të nxirrmi një minimum fitimi, por jo për të shfrytëzuar rastin për të nxjerr më shumë fitme. Prapë është rritur karburanti në bursë, ne këto janë gjërat që nuk i frenojmë dot do reflektohen në çmime. Nuk duam të rrisim asnjë ngarkesë për biznesin e vogël.

Te energjia ju paguani njësoj, nëse do binim faturën reale ajo goca do detyrohej të largohej nga punua, se është minimumi një rrogë. T’iu rrisim taksat në këtë fazë është diçka që nuk duam ta bëjmë. E kemi marrë përsipër që në biznesin e vogël taksa të jetë zero. Tani ju takon edhe juve që të jeni të vëmendshëm që njerëzit të marrin atë që iu takon. Ju jeni model këtu, erdhëm thjesht për të shfrytëzuar rastin të komunikojmë me tjerët. S’kemi kritika konkrete”, tha Rama.

Ministrja Ibrahimaj dhe kryeministri Rama sollën në vëmendje një shqetësim të qytetarëve se ndonëse furrat kanë ulur peshën e bukës. Ibrahimaj tha se çdo furrë buke duhet të bëjë transparente për konsumatorin çmimin e bukës dhe njëkohësisht edhe peshën e saj, ndërsa theksoi se do të bëhen kontrolle nga task forca për peshën.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Ka njerëz që ankohen për punën e peshave, thonë e paguajmë për 1kg po pastaj buka është më pak sesa paguajmë.

Shitësja: Çështja është se ka lloje të ndryshme të miellrave dhe çdo lloj mielli ka çmim të ndryshëm

Edi Rama: Flasim për bazën.

Delina Ibrahimaj: Çdo furrë buke ka detyrimin të afishojë çmimet e bukës dhe peshën. Ka pasur ankesa që furrat e bukës nuk kanë ato pesha që duhet të kenë. Është shumë e rëndësishme sidomos në këtë moment që asnjë tregtar të mos abuzojë me peshat që çdo konsumator të marrë atë që paguan. Nëpërmjet task forcës do kemi kujdes të mbikëqyrim peshat dhe funksionimin e mirë të tregut.

Shitësja: Që tani di filloj të afishoj peshën dhe çmimin.

Delina Ibrahimaj: Të ketë dhe një peshore. Kushdo që vjen peshon, e sheh dhe merr atë që paguan.


Lajmi kryesor:

Rama inspekton një market lagjeje dhe furrat: Të mos ketë abuzime me çmimet! Pesha e bukës të bëhet transparente, task forca do bëjë kontrolle


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro