Rama inspekton një market lagjeje dhe furrat: Të mos ketë abuzime me çmimet! Pesha e bukës të bëhet transparente, task forca do bëjë kontrolle

TIRANË- Për të parë respektimin që po bëhet nga marketet lidhur me vendimet e marra nga Bordi i Transparencës për produktet e shportës, kryeministri Edi Rama ka preferuar të dalë vetë në terren për të bërë inspektime. Teksa u shfaq i shoqëruar nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, në një market lagjeje Rama tha se pas mbledhjes së Bordit produktet e shportës kanë pësuar ulje.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo është një situatë e vështirë, ndërsa theksoi se nuk duhet të ketë abuzime me çmimet e produkteve në mënyrë të mos rëndohet xhepi i qytetarëve. Shitësi i marketit tha se ka pasur rritje të çmimeve tek të gjithë produktet e importit, por ata kanë aplikuar ulje tek produktet dhe se do përpiqen të mbajnë një çmim që të përshtatet me krizën aktuale.

Rama vuri në dukje se çmimi i vajit mbetet problematik, pasi ka pësuar një rritje të ndjeshme.

"Vaji është problem. Prapë edhe kjo ulja që është bërë është me rëndësi. Nga këto që janë gjërat që kemi kërkuar ne, se ne nuk mund të kërkojmë që të shkojnë çmimet në pikën ku të fillojnë humbjet e furnizuesve e të mos ketë më pastaj se aty shkon në kolaps. Ulja nga 330 në 305 është brenda atyre kushteve, ajo që ne duam", tha Rama. 

Pjesë nga biseda: 

Edi Rama: Është situatë e vështirë shumë, edhe ne duam që të ketë një lloj solidariteti dhe një lloj dakordësie.

Shitësi: Ne do përpiqemi tek artikujt bazë që janë edhe më të ndjeshëm në lidhje me situatën.

Delina Ibrahimaj: Ne kemi bërë takimet e bordit, shqetësimin kryesor e kemi tek artikujt që blihen më shumë nga njerëzit që nuk kanë mundësi të blejnë produkte të markave të shtrenjta por sigurisht blejnë, miell, oriz, vaj, produkte bazë. Kemi rënë dakord që për këto produkte dhe pikat e shumicës dhe ato të pakicës të kemi disa çmime me marzhe fitimi standarde.

Shitësi: Këtu kemi raftin e makaronave.

Delina Ibrahimaj: Si ka ndryshuar çmimi. Ka pasur luhatje?

Shitësi: Ka pasur, janë rritur 20-30% luhatje. Edhe orizi, të gjithë artikujt që janë import kanë pasur rritje.

Delina Ibrahimaj: Sa e shisje këtë orizin para tre javësh?

Shitësi: 139 lekë.

Edi Rama: Tani ka ulje sidoqoftë.

Edi Rama: Vaji është problem. Prapë edhe kjo ulja që është bërë është me rëndësi. Nga këto që janë gjërat që kemi kërkuar ne, se ne nuk mund të kërkojmë që të shkojnë çmimet në pikën ku të fillojnë humbjet e furnizuesve e të mos ketë më pastaj se aty shkon në kolaps. Ulja nga 330 në 305 është brenda atyre kushteve, ajo që ne duam. Po mielli?

Shitësi: Edhe mielli ka qenë 70 lekë u rrit, tani e ulëm prapë.

Edi Rama: Këto janë produktet që kanë rëndësi. Edhe sheqeri është ulur?

Shitësi: Po edhe sheqeri.

Edi Rama: E rëndësishme është që ushqimet bazë të ulen dhe marzhi i fitimit të jetë minimal dhe mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve.

Rama dhe Ibrahimaj u ndalën edhe tek furrat e bukës, ku i paralajmëruan tregtarët të mos abuzojnë me peshën e bukës, pasi taks forca do bëjë kontrolle. Ministrja e Financave tha se çdo furrë duhet të bëjë transparente çmimin dhe peshën për qytetarët.

Qeveria ka ngritur Bordin e Transparencës në bashkëpunim me tregtarët ku kanë si qëllim kryesor transparencën e çmimeve, si edhe që produktet e shportës të shiten me marzhe të ulëta fitimi. Ndërkohë ministrja Delina Ibrahimaj në një intervistë për Report TV ka bërë me dije se pas ngritjes së Bordit ekipet monitoruese do të zbresin në terren për të monitoruar tregun dhe për të mos lejuar abuzimin me çmimet.

Në të njëjtën kohë qeveria ka ngritur edhe Bordin e Administrimit të Karburanteve për të bërë transparent lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e  abuzimeve brenda tregut tonë me karburantet. Një ditë më parë dy pika karburanti, një në Tiranë dhe një në Vlorë janë gjobitur pasi nga kontrollet ka rezultuar se kanë vendosur çmim më të lartë sesa ai i përcaktuar nga Bordi, 203 lekë. Rama ka paralajmëruar se nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:14
Edi Rama kontrollon furrat e bukës: Nuk do lejojmë abuzimet me çmimet! Bëni transparent edhe peshën, qytetarët janë ankuar

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë një kontroll të çmimeve edhe në furrat e bukës. I shoqëruar sërish nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, kryeministri theksoi se nuk do të lejojnë abuzimet me çmimin e bukës.

Rama e vuri edhe njëherë theksin s enë këtë situatë tregtarët do kenë marzh të ulët fitimi, por duke theksuar se qeveria nuk do të heqë asnjë nga masat mbrojtëse për biznesin e vogël. Ai tha se çmimi i energjisë për biznesin e vogël nuk është rritur dhe kjo i ndihmon ata, pasi nëse do të paguanin çmimin real do të detyroheshin të hiqnin punëtorët nga puna për shkak të rritjes që ka pësuar energjia elektrike, rritje e cila për familjarët dhe biznesin e vogël mbulohet nga qeveria. Kreu i qeverisë tha se binzesi i vogël nuk paguan TVSH.

“Kjo është fazë vështirësie për të gjithë. Tendenca mund të jetë e gabuar që të hidhet gjithë faji prodhuesve tregtareve, jemi pak në atë frymë negative në këto momente, por duhet kuptuar dhe njerëzit që kanë gjithë këtë stres. Ne duhet të mos lejojmë abuzimet sa të mundemi se çmimet duhet të jenë të tilla që edhe ju të nxirrmi një minimum fitimi, por jo për të shfrytëzuar rastin për të nxjerr më shumë fitme. Prapë është rritur karburanti në bursë, ne këto janë gjërat që nuk i frenojmë dot do reflektohen në çmime. Nuk duam të rrisim asnjë ngarkesë për biznesin e vogël.

Te energjia ju paguani njësoj, nëse do binim faturën reale ajo goca do detyrohej të largohej nga punua, se është minimumi një rrogë. T’iu rrisim taksat në këtë fazë është diçka që nuk duam ta bëjmë. E kemi marrë përsipër që në biznesin e vogël taksa të jetë zero. Tani ju takon edhe juve që të jeni të vëmendshëm që njerëzit të marrin atë që iu takon. Ju jeni model këtu, erdhëm thjesht për të shfrytëzuar rastin të komunikojmë me tjerët. S’kemi kritika konkrete”, tha Rama.

Ministrja Ibrahimaj dhe kryeministri Rama sollën në vëmendje një shqetësim të qytetarëve se ndonëse furrat kanë ulur peshën e bukës. Ibrahimaj tha se çdo furrë buke duhet të bëjë transparente për konsumatorin çmimin e bukës dhe njëkohësisht edhe peshën e saj, ndërsa theksoi se do të bëhen kontrolle nga task forca për peshën.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Ka njerëz që ankohen për punën e peshave, thonë e paguajmë për 1kg po pastaj buka është më pak sesa paguajmë.

Shitësja: Çështja është se ka lloje të ndryshme të miellrave dhe çdo lloj mielli ka çmim të ndryshëm

Edi Rama: Flasim për bazën.

Delina Ibrahimaj: Çdo furrë buke ka detyrimin të afishojë çmimet e bukës dhe peshën. Ka pasur ankesa që furrat e bukës nuk kanë ato pesha që duhet të kenë. Është shumë e rëndësishme sidomos në këtë moment që asnjë tregtar të mos abuzojë me peshat që çdo konsumator të marrë atë që paguan. Nëpërmjet task forcës do kemi kujdes të mbikëqyrim peshat dhe funksionimin e mirë të tregut.

Shitësja: Që tani di filloj të afishoj peshën dhe çmimin.

Delina Ibrahimaj: Të ketë dhe një peshore. Kushdo që vjen peshon, e sheh dhe merr atë që paguan.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pioneri: 21/03/2022 05:59

    Inspektimin aty ke blloku lale. Qe te zgerdhihesh mire me Tomen ke kafja pastaj. Komplet estrade.

    Përgjigju
  • Valter: 20/03/2022 23:25

    Ky "inspektim" mediatik sa komik dhe tragjik tregon qarte arrogancen e pushtetit,duke mos patur fare opozite fale letres higjijenike te quajtur Basha.Pallavra mediatike por ta tregue qe kryeministri eshte njeri si ne dhe se ky din te jete prane qytetarit dhe jo vetem me oligark..mjerim..

    Përgjigju
  • Arbërori: 20/03/2022 22:57

    Si Sala si rama si iliri si Luli janë një plehër, por këtu e shofë vuçiçin ll në aksion . Ky është mjerimi shqiptarë

    Përgjigju
  • katunari: 20/03/2022 11:49

    cohu shqiperi nga gjumi mos lejoni tipa si edi rama te luajne lojra psikologjike me juve.

    Përgjigju
    • Hamdiu: 20/03/2022 13:19

      Po te ngrihemi na garanton byrek sali vrasesi me like hajdutin...? O katunar cte duhet interneti ty po ik ruaj l'open dhe pastro kasollen.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027! Hasani: Kemi nisur bashkëpunimin me stafin e Aleancës! Bilanci i diplomacisë shqiptare në vitin 2024

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027! Hasani: Kemi nisur bashkëpunimin me stafin e Aleancës! Bilanci i diplomacisë shqiptare në vitin 2024