Edi Rama kritika për projektet e
'Berishës', rishikim "Tiranë-Elbasan"

Edi Rama kritika për projektet e<br />'Berishës', rishikim
Kryeministri Rama ka shprehur rezerva për projektet infrastrukturore nga ana e qeverisë, duke u ndalur në rrugën e papërfunduar Tiranë-Elbasan. Kreu i qeverisë ka deklaruar dje gjatë mbledhje së grupit se qeveria do të rishikojë projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, e cila vijon të mbetet e papërfunduar pavarësisht mbarimit të afatit.

Kjo rrugë ka qenë pjesë e diskutimeve të djeshme edhe në Komisionin e Ligjeve, të cilët votuan ndryshimet e propozuara nga qeveria. Deputetët e komisionit, miratuan dje projektligjin “Për ratifikimin e letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisn’a dhe marrëveshjes së Agjencisë Istisn’a ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim për projektin e rrugës Tiranë- Elbasan”.

Drejtoresha e Njësisë së Menaxhimit të Projektit Tiranë-Elbasan, Majlinda Gjonaj theksoi se ky projektligj vjen për të ndryshuar një aneks të marrëveshjes së huas për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë