Në përgjigje të qëndrimit të Edi Ramës që sulmonte gjyqtarin Hazbi Balliu që “çliroi’ pallatin e konfiskuar ku do vendosej Kadastra, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamemtar të PD Gazment Bardhi.

Në reagimin e tij Bardhi sjell në vëmendje që ka qenë Qeveria që përmes një vendimi të vitit 2022 ka marrë në mbrojte ndërtuesit e paligjshëm.

Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët zbatojnë vetëm ligjin dhe vendimet e qeverisë. 

'Edi Rama paska pyetur sot "Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të Republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut”.  Dikush duhet t'i kujtojë që vetë ai s'ka akses në trurin e tij, sa kohë nuk kujton që ka firmosur vetë vendimin e qeverisë nr. 589, datë 7.9.2022, që favorizon ndërtuesit e paligjshëm dhe ligjëron antishtetin. 

Gjyqtarët e prokurorët e Republikës nuk miratojnë rregulla, por janë të detyruar të zbatojnë rregullat që miraton qeveria e Kuvendi, pavarësisht se mund të mos u pëlqejnë apo të konstatojnë se mbajnë firmën e njerëzve pa tru e antishtet si Edi Rama!', shkruan ai. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?