Edi Rama mbledh në Vlorë krerët
e Policisë, Tatimeve e Ushqimit

Edi Rama mbledh në Vlorë krerët<br />e Policisë, Tatimeve e Ushqimit
TIRANE-VLORË - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me krerët e disa prej institucioneve shqiptare kryesore ku është kërkuar një punë më e mirë. Pas mbledhjes së djeshme të kabinetit, kryeministri sot priti kreun e policisë, atë të Tatimeve si dhe të Ushqimit.
 
Takimi u zhvillua në hotel “Partner”, aty ku dje kryeministri mblodhi ministrat e kabinetit, ku kanë bërë analizën e 6-mujorit të parë të qeverisjes dhe të realizimit të prioriteteve.
 
ORA 15:17 PËRFUNDON TAKIMI I RAMËS ME DREJTUESIT E INSTITUCIONEVE
Ka përfunduar takimit që kryeministrit i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar në Vlorë më disa prej ministrave të tij i janë bashkangjitur edhe drejtuesit e disa prej institucioneve shtetërore më të rëndësishme.
 
Mes tyre ka qenë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, drejtoresha e Tatimeve, Briseda Shehaj, drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Afrim Bakaj si dhe drejtues të institucioneve vendore të qarkut të Vlorës.
 
Mësohet se në mbledhje janë shqyrtuar problemet kryesore me të cilat përballën këto instanca dhe është bërë një analizë e punës tyre gjatë kësaj kohe.
 
RAMA SOT TAKIM EDHE ME BIZNESIN FASON
Pas mbarimit të takimit të kabinetit qeverisës me drejtorët e Drejtorive Rajonale dhe përfaqësues të së majtës në këtë qark, kryeministri do të vizitojë edhe biznesin fason në Vlorë. Pothuajse gjatë gjithë kësaj jave, kryeministri Rama ka vizituar disa biznese fasone në disa qytete të Shqipërisë, ku është njohur edhe nga afër rreth problematikave të këtij biznesi në vendin tonë.
 
RAMA ME KABINETIN, NË FOKUS RENDI DHE REFORMAT   
Mësohet se në fokus të takimit të djeshëm, ka qenë vendosja e rendit dhe krimit të policisë te qytetari, ku kreu i qeverisë shprehu vlerësime për përkushtimin e uniformave blu në luftën ndaj krimit, duke e lidhur këtë me sukseset më të fundit të policisë që solli arrestimin e vrasësve me pagesë dhe porositësve të atentateve me tritol.
 
Por nuk është lënë jashtë vëmendjes dhe aksioni i arrestimeve më të fundit të rekrutuesve dhe financuesve të “xhihadit” për të dërguar shqiptarët të luftojnë në Siri, duke shkatërruar celulat që ishin ngritur në vendin tonë.
 
Pjesë e analizës së gjashtëmujorit qeverisës janë bërë dhe aksionet e prishjes së ndërtimeve pa leje, reforma në arsim, shëndetësi, drejtësi, situata ekonomike dhe pesha e borxheve të lëna nga qeverisja e Berishës. Është analizuar gjithashtu, mundësia e ringritjes së vendit dhe plotësimi i detyrave të lëna nga ana e Komisionit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor të këtij viti.

rama tahiri me logo
(Në foto: Kryeministri Rama dhe Ministri Tahiri sot në Vlorë) Foto të tjera

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve