TIRANE - Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar sot një vizitë në një fermë blegtorale në Kashar të Tiranës, nga ku u njoh nga afër me problemet me të cilat përballet çdo ditë fshati shqiptar.
Gjatë bisedës që zhvilloi me fermerin Rama tha se rënia e fuqisë blerëse me rritjen e çmimit të naftës e kanë futur ekonominë bujqësore në një kolaps. Kryetari i socialistëve premtoi heqjen e akcizës së naftës për t’i ardhur në ndihmë sektorit të bujqësisë si dhe vaksinim falas për bagëtitë e trasha dhe të imëta.
Rama tha se me ardhjen në pushtet të PS çdokush që investon në zhvillimin rural për rritjen e prodhimit në fshat, do të gjejë një mbështetje që nuk e ka pasur kurrë në këto 20 vjet. Ai e cilësoi si skandaloze varfërinë ku është zhytur fshati shqiptar si pasojë e braktisjes nga shteti.
(im/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com