Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin

Qeveria ka gati një projektligj për të hapur ‘Bankën Shqiptare të Zhvillimit’, e cila do të ketë në fokus financimin e fushave kryesore të ekonomisë e veçanërisht bujqësinë.

Pa dhënë shumë detaje mbi projektligjin i cili ende nuk është bërë publik, kryeministri Edi Rama tha se ky hap po ndërmerret në bashkëpunim me Casa Depositi e Prestiti në Itali.

“Sapo kemi mbaruar një mbledhje për dy çështje, e para finalizimi i projektligjit për Bankën Shqiptare të Zhvillimit falë bashkëpunimit me prestigjiozen “Cassa Depositi e Prestiti” në Itali, një institucion financiar që bënë pjesë në gjerdanin e ekselencave italiane jemi gati t’ia shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi. Projekti është bindës dhe do të hidhet së shpejti për konsultim publik, banka do të menaxhohet nga një super skuadër shqiptaro-italiane dhe do të asistohet nga afër nga partnerët e Cassa Depositi e Prestiti për të garantuar një qeverisje të pavarur dhe të suksesshme”, tha Rama.

Casa Depositi e Prestiti në Itali është një institucion financiar i krijuar më 1850 nga Parlamenti i Mbretërisë së atëhershme të Sardenjës, dhe ka dhënë një kontribut thelbësor në transformimin e Italisë, nga një vend kryesisht bujqësor në një ekonomi moderne të bazuar në industri dhe shërbime.

Edhe roli i kësaj banke shtetërore në vetvete do të jetë menaxhimi i fondeve të ndryshme që mund të krijohen nga grante, hua dhe përqendrimi i këtyre parave në sektorë prioritar të ekonomisë.

Pak ditë më parë kreu i Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj deklaroi për Report TV se vetëm një Bankë Zhvillimi do mund të nxjerrë nga kriza bujqësinë, e cila vuan nga mungesa e financimit nga bankat tregtare në vend.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama njoftoi se një garanci shtetërore do të vihet në dispozicion të skemës së Bankës së Shqipërisë, për programin e saj të kredive të buta për biznesin e vogël dhe të mesëm.

“Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus kryesor tek bujqësia, 250 milionë euro. Kemi diskutuar që ta mbështesim nga qeveria këtë ligj financimi edhe me një garanci sovrane, ky është volumi më i lartë i vënë në mbështetje me kredi të buta', tha Rama.

Në programin e miratuar nga Banka e Shqipërisë parashikohet që bizneset e vogla e të mesme të marrin kredi deri në 250 mijë euro për investime, me normë interesi deri në 3.5%.

Por banka sqaron se nëse qeveria cakton garanci sovrane, norma e interesit mund të ulet deri në 2% për kreditë që do të jepen për këtë segment të biznesit, në rast se garancia del garant për 55-75% të vlerës së saj.

“Në rast se këto kredi të PFBVM do të garantohen me garanci shtetërore, të cilat mbulojnë: a) 15  - 35% të rrezikut të kreditit; b) 35 - 55% të rrezikut të kreditit; dhe, c) 55 – 75% të rrezikut të kreditit; tavanet e çmimit të kredisë do të shkojnë respektivisht në: a) 3%; b) 2.5%; dhe, c) 2%; për pjesën e mbetur të programit”, thuhet në program.

Kjo skemë me kredi të buta synon që të rrisë aksesin e bizneseve të vogla dhe të mesme por edhe bujqësisë në financë thotë Banka e Shqipërisë, gjë që deri më tani është penguar nga interesat e larta, kostot e kredisë apo mungesa e kolateralit.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

1.5 milionë të huaj më shumë se 2023-shi! Sa vizitorë pati Shqipëria 1 vit më parë?

1.5 milionë të huaj më shumë se 2023-shi! Sa vizitorë pati Shqipëria 1 vit më parë?