Edicioni i 14 i TIFF nis me filmin
shqiptar “Home Sweet Home” 

Edicioni i 14 i TIFF nis me filmin<br />shqiptar “Home Sweet Home” 
Edicioni i 14-të i Tirana International Film Festival çelet mbërëmjen e së enjtes me premierën e filmit “Home Sweet Home” me regji nga Faton Bajraktari.
 
Filmi në fjalë është edhe nominimi i Kosovës për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj për ceremoninë Oscars 2017.

‘Home Sëeet Home’ flet për Kosovën e pasluftës dhe për historinë e Agronit i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët e kanë keqpërdorur, emrin e tij për përfitime personale.
 
Shumë projekte në fshat janë bërë në emrin e “rënies heroike” të tij. Familja e tij merr një ndihmë financiare si familje e dëshmorit dhe ato të ardhura i ka futur në kredi.
 
Tashmë Agroni i ka dy rrugë: Të dalë hapur në publik apo të presë përfundimin e projekteve. Kalon një muaj dhe Agroni është brenda. Në oborrin e shkollës që mban emrin e tij, zbulohet shtatorja e tij. Ai tashmë ka marrë një vendim, njofton KultPlus.
 
TIFF në anën tjetër ka një program të larmishëm në këtë edicion, me filma e prurje për ata që e duan filmin.
 
Nga Kosova në festival paraqiten edhe filmat “Një pikë gjaku” nga Bekim Guri, “Midnight Vibrations” nga Anton Ndreca, “Home” nga Daniel Mulloy, “Beteja e fundit” nga Alban Zogjani, “Scream” nga Leart Rama, “Granatë” nga Ornela Peka e filma tjerë.

Në natën e hapjes, nesër mbrëma, me fillim prej orës 22 hapet edhe ekspozita me fotografi dhe me poema krijuar nga Abbas Kiarostami.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të festivalit do të mbahet me datë 11 nëntor në Sheraton Tirana Hotel më fillim prej orës 19:00.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë