Edicioni VI/Fatos Qerimaj: Alternativat bashkëkohore të jazz-it në një festival

Edicioni VI/Fatos Qerimaj: Alternativat bashkëkohore të jazz-it në një festival

Fatos Qerimaj, drejtor i festivalit “Flauti Magjik”

Një histori e mrekullueshme e fëmijëve për kambanat dhe flautin magjik. Një princeshë në rrezik dhe një princ që dëshiron ta shpëtojë atë. Komploti është i komplikuar, por aktori Dritan Boriçi dhe muzika e Mozart-it nw alternativat e Jazz e kanë lehtësuar kuptimin. Festivali “Flauti Magjik”, të cilin organizatorët e konceptojnë si laboratorin muzikor të vlerave dhe ngjarjeve novatore ka mbërritur mbrëmë në edicionin e tij të pestë dhe do të vijojë edhe në mbrëmjen 7 qershorit në Universitetin e Arteve.

Pas sukseseve që ka shënuar në edicionet e kaluara, Fatos Qerimaj, drejtor i festivalit “Flauti Magjik” dhe kryetari i A.S.C & Music Improvisation, thotë se, “hapja e festivalit do t’i kushtohet veprës së mirënjohur të Mozartit  “Flauti Magjik”. Është Paraqitja e kësaj vepre në formë teatrore dhe muzikore, është pjesë e strategjisë që A.S.C & Music Improvisation ndërmer për zgjerimin dhe edukimin e audiencës.”, thotë Qerimaj.

Të flasim për muzikën… Festivali “Flauti Magjik” nisi si një dëshirë artistike studentore brenda Universitetit të Arteve për të shprehur alternativat bashkëkohore të artit muzikor. “Sot ai ka një mision të forte social-kulturor për të ndihmuar dhe edukuar të rinjtë në shërbim të komunitetit artdashës”, thotë Qerimaj. Sipas tij, ky festival i mbështetur nga Ministria e Kulturës “ka promovuar një numër të madh artistësh të rinj dhe profesionistë të cilët kanë dhuruar mbrëmje mbresëlënëse në auditorin e Universitetit të Arteve. Gjatë katër viteve të shkuara,(2013-2016) artistët Shqiptarë si dhe ata të huaj nga Franca,Austria,USA,Zvicra,Kroacia, Rumania kanë ofruar një program dhe model bashkëpunues të larmishëm,duke e bërë skenën e festivalit një laborator muzikor plot alternativa dhe ngjarje novatore.”. kështu shprehet Qerimaj për “Shqiptarja.com”., ndërkohë që festivali ka përfshirë recitale të artistëve të rinj, koncerte nga In-sequence orchestra, Ansamblin “The Pointsman”, korin e UArt–së & Big-band Orkestra dhe Jazz ansambël.


(Fatos Qerimaj, drejtor i festivalit “Flauti Magjik”)

Me dëshirën për të sjellë artin muzikor më afër audiencës të gjerë festivali ka bërë një trajnim intensiv duke interpretuar vepra nga kompozitorët e të gjitha epokave dhe zhanreve. Sipas Qerimaj ky festival mban të njëjtën strukturë dhe strategji, duke ftuar artistët të cilët kanë një repertor alternativ të artit muzikor. “Festivali ka bashkëpunime afatgjata me artistë të konsoliduar të skenës të cilët me njohuritë shumë të mira mbi repertorin e veprave që ata ekzekutojnë bashkëpunojnë dhe kontribuojnë përgjatë gjithë festivalit”, thotë Qerimaj duke kujtuar se një vit më parë ky festival nisi me operën Flauti Magjik, të Mozart-it në formë narrative dhe të interpretuar nga aktorë, ndërsa këtë vit nisi me solistë që janë edhe pedagogë në UA si Sokol Saraçi (trombë) Fatma Spahiu(piano)Pjetër Guralumi(violoncello) Maria Jose Parker(piano).

Këta do të shoqërohen nga 2 ansamble harqesh të drejtuar nga Artan Liçaj dhe Arben Llozzi. Repertori është përzgjedhur duke evidentuar muzikën e shekullit të 20-të dhe mban emrat e kompozitorëve: Prokofiev,Briten,Shostakovich,Tchaikovsky,Turina etj.

Por,për të parë jashtë institucionit festivalin tonë, ne kemi ideuar tashmë një ditë artistike ndryshe siç ishte dhe vjet Piknik me Mozart. (këtë vit mendojmë ta zhvillojmë në një vend akoma më interesant se sa një vit më pare). Mendoj se festivali ekziston dhe do të ekzistojë si veprim dhe bashkëveprim i ideve avangarde brenda Universitet të Arteve.

Fatos Qerimaj, drejtor i festivalit “Flauti Magjik”

Edicioni i 6-të i Festivalit “Flauti Magjik” vjen si një rrugëtim artistik i konsoliduar tashmë. Qëllimi i festivalit është që nëpërmjet muzikës dhe alternativave të saj të përmirësojë komunikimin dhe edukimi si dhe të rrisë interesin gjithëpërfshirës tek publiku.

Mbrëmjet koncertore do të shpalosin një spektër të gjerë të gjinive dhe stileve muzikore. “Ky projekt do të ofrohet në mënyrë direkte publikut të ri i cili nëpërmjet laboratorit muzikor lëvizës do të marrë një informacion emocionues në ambiente të ndryshme pune dhe studimi, për të qenë një ditë ndryshe me muzikën.

Drejtori i festivalit “Flauti Magjik” Fatos Qerimaj

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë