Ai është Edison Kelmendi, i lindur në Gjakovë, por që prej moshës 1-vjecare jeton ne Zvicër. “Kam nënshkruar kontratë me “Versace”-n, që do të thotë se kam pasur të drejtë të sfiloj vetëm për këtë kompani, prandaj fatkeqësisht me është dashur të anullojë angazhimet për Roberto Cavalli-n dhe brende të tjera”, ka thënë Edisoni. Ai e ka cilësuar modelimin si një pasion të tijin dhe jo si një profesion . “Nuk do ta quaja punë, pasi për mua është pasion. Unë e pëlqej qëndrimin para kamerës dhe shkrepjet e aparatit fotografik. Kjo punë më mundëson të bëj gjëra që unë pëlqej, takimin me njerëz të rinj dhe udhëtime nëpër botë. Mendoj se kam lindur për këtë. I jam shumë mirënjohës dhe falenderues babait tim, i cili më ka shoqëruar gjithmonë dhe më ka bërë fotografi që kur kam qënë në moshë të vogël, duke zbuluar kështu dashurinë time per modelim”, është shprehur Kelmendi.
(SU/shqiptarja.com)