Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi

Një agjent i CIA-s ka rrëmbyer një vjetnamez. Po i kërkon ti thotë emrat e celulës, përndryshe do e hedhi nga helikopteri në fluturim ku ndodhen të dy. Vjetnamezi nuk ka lidhje me luftën. Nuk di emra vjetcongësh. Agjenti, pasi humb shpresën për listën me emra guerrilasish, e var katunarin vjetnamez kokposhtë, gjysma e trupit jashtë helikopterit. I kërkon të thotë disa emra kot.

Çfarë ti vijë ndërment. Lista e rreme i duhet për të raportuar "lart" se ka punuar, s'ka ndejtur kot, ka pasur rendiment. Pasi vjetnamezi nga frika e vdekjes shqipton disa emra, agjenti i CIA-s, vjetnamezin e pafajshëm, e hedh nga helikopteri në xhungël.

Ky episod makabër nga një film amerikan mbi luftën në Vjetnam, për mua që Amerika ime fillon me Kristofor Kolombin, përveç keqardhjes, s'ka ndonjë çudi, në luftëra këto ndodhin. Nga thellësitë shtazarake të natyrës njerzore hera-herës shpërthejnë të tilla llaftarira. Amerika ime bën luftra, bën gabime, bën dhe krime, dhe humb luftra, dhe mirë bën që nuk pendohet as nuk mburret për asgjë.

Për ty, në përfytyrimin tënd të varfër, për shkak të injorancës dhe pamjaftueshmërisë së imagjinatës, nuk dallon fort nga Shqipëria diktatoriale, Amerika jote fillon me diversantat, ata që Sigurimi, filmat, librat, teatrot, thoshin se i hedh Amerika, por në fakt i hidhte Sigurimi dhe Rusia për me i gjet ku ishin e ku s'ishin dhe me i eliminu "armiqtë e brendshëm", nga episodi rrënqethës me CIA dhe helikopter, ti habitesh, ti thua me vete, si ka mundësi të kenë ndodhur tmerre të tilla. Me fjalë të tjera, për ty, Amerika jote është e rrejshme si Skrapari.

Ku edhepse gjatë luftës së fundit s'hyri as italiani as gjermani, e rrjedhimisht s'u bë asnjë luftë, megjithatë Skrapari është plot me rrena për luftën inekzistente, plot me lapidara, meselera, pllaka përkujtimore mermeri ose bronxi, mburrje, dollira, më tepër se në çdo rreth tjetër.
E pra, mua që amerikën time e dua, me ty që Amerikën tënde e shan e mallkon e si lë kusur, na ndan një botë e tërë.

Ti dhe amerika jote, ata si ty dhe Amerika e tyre, jeni të lidhur pazgjidhshërisht me një Amerikë të keqkuptuar, një Amerikë halucinative, një Amerikë inekzistente.
Amerika ime është reale, objektive, një vend me njerëz dhe Histori të madhe, që kanë punuar shumë, janë lodhur shumë, kanë sakrifikuar shumë, në dobi të vetes dhe mbarë njerëzimit, dhe për të gjitha këto meritojnë respekt si njerëz.

Ti dhe ju të Amerikës tuaj jeni viktima të një keqkuptimi kolosal. Në mendjet tuaja të çrregulluara, Amerika gjason me Jugosllavinë, Rusinë, Kinën, që i falin Shqipërisë për të reja ca hedhurina, ca hekurishta, kombinate doku, fabrika çimentoje, dhe të tjera vjetërsira që i kanë nxjerrë jashtë përdorimit se u ka kaluar koha, u  japin të hani e të pini, të këndoni, tja merrni valles etj. që ju të rrini duarkryq dhe ata të punojnë për ju në emër të miqësisë mes popujve. O ju shplaftë mortja. Amerika juaj ngjan me një dado që ju mban hopa në prehër, ju ledhaton, ju përkund në djep, ju ushqen me biberon.

Për ne të Amerikës reale përfytyrimet tuaja donkishoteske mbi Amerikën janë broçkulla, janë turpe, janë hilera propagandiatike komuniste. Amerika ska asnjë lidhje me këto çmendurira që ndodhen vetëm në trurin tuaj të kalbur plot me llumra nga nostalgjia dimtatoriale, nga litari që Diktatori la sipër varrit. Për ne të Amerilës reale, sa i përket mardhënieve mes dy vendeve, Amerika janë përfaqësuesit e saj, ambasadori, ambasadorja. Që, jo ta dyshosh, por në mendje po të rrëshqiti ti përgojosh, je idiot, je shpellar, je kafshë, je shtazë, rrugaç, gdhë, injorant.

Dini gjë ju përgojuesit e neveritshëm të Amerikës tuaj mbi zhvillimet amerikane që tundën botën në fundvitet '60, kontestimin e luftës në Vjetnam, Woodstockun etj ? Rrok Nocin dini. Ne të Amerikës tonë dimë shumçka. Ato zhvillime ndalën luftën, zbutën sa mundën egërsinë kapitalistike, prodhuan Art, muzikë, Letërsi, që sot e përgjithmonë në kujtesën e njerzimit do mbeten kryevepra. Ndër ju të Amerikës inekzistente është e përhapur legjenda e zbarkimit anglo-amerikan pas luftës së dytë të cilin e keni besuar, dhe Amerikës tuaj ja zini për të madhe pse ai zbarkim nuk ndodhi, pse nuk luftuan, pse nuk u vranë, amerikanët për bythën tuaj.

E kemi dëgjuar edhe ne të Amerikës tonë këtë legjendë, por nuk e kemi besuar, nuk e kemi marrë seriozisht. Në farefisin tim, për shembull, që gjysma ishin nëpër burgje dhe internime, kishim vetëm 1 që e besonte, budallain e fisit, me të cilin qeshnim. Çeku i Bardhë, që demek do vinte nga Amerika, nuk ishte çudi, ishte propagandë alla shqiptarçe. Çudi qenë budallenjtë që e besuan. Dallimi mes meje e teje, mes Amerikës time që unë e respektoj, dhe Amerikës tënde që ti rrugaçi e tall: Po të dëgjoje ti i Amerikës tënde se unë i Amerikës time u arratisa pa më kafshuar qeni i kufirit në Amerikën time, ti do thoshe: Iku armiku.

Po të dëgjoja unë i Amerikës time se ti i Amerikës tënde u arratise në amerikën tënde pa të ngulur dhëmbët i njëjti qen, do thosha: I lumtë trimit. Amerika ime është një realitet që ndjehet, nuhatet, shihet, dëgjohet, preket, me të cilën po të kem probleme, nuk bëj sherr, nuk qurravitem, ulem, bisedoj, merrem vesh.

Amerika jote është një ngordhalaqe brenda trurit të çkurdisur të diktatorit, librave, filmave me amerikanë që duan ti bëjnë varrin Shqipërisë trime që do u derdhi plumb në gojë, xhelat i popujve, sundues dhe të tjera përcaktime idioteske që ti budallai dhe injoranti i përdor pa pik turpi sot e kësaj dite krejt njëlloj si Diktatori dhe Sigurimi. Amerika ime është sot më e mirë, më e fuqishme, më e pathyeshme, se kurrë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Infermieri: 06/10/2024 16:58

    Nuk e dij ne se e ke bere vaksinen qe derguan amerikanet nga vitet 90. Besoj se jo, prandaj eshte mire te besh nje vizite ne Elbasan apo Vlore.

    Përgjigju
    • Lindi: 06/10/2024 20:18

      Letërsia nuk është thashetheme kafenesh.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulnë e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët 

Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulnë e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët