Thirre Belën da morire, thuaji se është në të mirën e saj të dorëzojë gjithçka ka vjedhur: tunele, unaza qytetesh, rrugë, ura, autostrada dhe, s'do mend, paret me thasë, për t'ua kthyer atyre që ua ka vjedhur, shtetit, individëve, pasurisë publike. Nëse Bella da morire bën naze, ose aq më keq, refuzon, gjej një mënyrë për t'ia marrë me forcë. Për shembull, duke ia nxjerrë me forcë të gjitha nga brima e bythës: rrugët e vjedhura që do t'i dalin nga bytha si gjarpër, tunelet si copa sallami dhe kartëmonedhat që nga bytha e Belës da morire do të dalin si nga makineta që i numëroi kur i vodhi. Po ta merr mendja se e bën këtë, bujrum – rri! Në mos – ik! Por kurrsesi

As të ikësh, as të rrish, edhe të ikësh, edhe të rrish. Njërën prej të dyjave, ja rri, ja ik. Sakën se rrik. Nuk është burrnore me rrik.

Po arrite ta marrësh mënjanë dhëndrin boshnjak, hajdut, halabak, rrugaç dhe mafioz, e t'i thuash të mos bëjë mjau-mjau lart e posht si orator qyrravec që s'lidh dy fjalë, por t'i dorëzojë një më një grataçielat dhe mijëra hektarët e vjedhur falë ndërhyrjes ilegale mafioze të Sali Skëterrës kur ishte kryeministër. Nëse Dhëndër Plehra, edhe ai si Bella da morire, fatalitetin e këtij momenti nuk e kupton, porosit një autobot uji nga ato që lagin dhe plevitosin protestuesit. Futja Dhëndrit idiot tubin e trashë të ujit në kërthizën e barkut, dhe, me grataçiela të vjedhur, me truall të zhvatur, me vila dhe biznese nëpër Europë dhe Amerikë, me mijëra metra katrorë truall në Priskë, me thasë me para të padeklaruara me të cilat financon Doktor Dragobinë të blejë vizë USA me çmime astronomik dhe dreqnira të tjera të fshehta, fryja Dhëndër Legenit barkun e ujshëm dhe nxirrja të gjitha këto nga të gjitha vërrat, nga goja e Guimplenit, sytë e nxjerrë, veshët e shqyer, hunda e çarë. Përndryshe, nëse zbrazjen nga vjedhjet të Dhëndër Llumit nuk ta merr mendja se e realizon, tabloja ndryshon rrënjësisht. Punën tënde lere ta kryej për nja 100 vjet SPAK-u me avoketër dhe prokurorë llapaqenër që shohin vetëm xhepin e vet, dhe ik. Vetëm ik, kurrë rri, dhe kurrën e kurrës rrik, s'ka lezet me rrik.

Shtetin Bektashi e du fort, e kam fiksim. Më merren mentë nga lumturimi kur e mendoj, kaloj në delir, në trans, në jerm, kur përfytyroj miliona pelegrinë këmbësorë me shkop dhe çanta në kurriz, profesionistë të deprimuar nga puna stresuese nëpër zyrat e metropoleve, kuriozë të çartallosur të etur për të parë sa më tepër vende, aventurierë spektakolarë me biçikleta dhe motorra nga e gjithë bota që do vinë me aeroplana, do ta bëjnë BEK-un, Shtetin Bektashi, vend më të frekuentuar se Jerusalemi dhe Meka, atraksionin turistik-religjioz më të lakmuar të botës. Çmendem fare kur mendoj se Dita e Hashures, Sulltan Novruzi, Dervishat rrotullues, ceremonitë e synetllëku për prerjen e rrathëve të mishit në skajin e epërm të veglës së qefit të VIP-ave të Hollivudit, që, pa dijeninë e zonjave, me dëshirën e vet do t'i dorëzohen biçakut të berberit nga Kavaja ose Ndroqi, se ata e kanë zanat, dhe plot e plot spektakle të tjera do të popullojnë çdo mal e kodër, përrua e luginë, duke shkrirë përgjithmonë gjakrat e ngrirë të Shqiptarisë tash sa mot. Në ta ha mendja se Shtetin Bektashi e bën brenda vitit, qielli është i yti, Parajsa të pret, rri pa problem. Në mos, ik! Por jo rrik, kurrë rrik.

Turistat me miliona në Shqipëri i solli Shtatlartësi Jote, talenti yt gjenial komunikativ për t'i thirrur botës në vesh, për t'i bërë të ditur se Shqipëria tmerrësisht e bukur s'është Afrikë, as Papua, dhe shqiptarët nuk janë majmunë, por njerëzit më energjikë dhe më inteligjentë në fytyrë të dheut. Të ishte për Sali Haxhiqamilin, që mendon vetëm për bythën e vet, turistat nuk do të kishin ardhur kurrë. Ta mori mendja se numrin e turistave e shton, mos ik, rri. Ama, nëse revolucionarja nuk ta mban, ik, ik dhe kokën prapa mos e kthe.

Nuk du me vdek pa pa me sy një Ferrari të kuq në pistën Formula 1, duke gjarpëruar mes kodrave të buta si gjinj femrash, liqeneve blu, dhe nën qiellin e kaltër të Dumresë së fundbotëshme. Në ta ha mendja se ma plotëson këtë dëshirë të zjarrtë për nja dy vjet, suksesin e përjetshëm hallall e paç, kurrsesi mos ik, veç rri, rri, rri, me vepra, jo rrik, rrik, rrik, me llafe.