Për ta njohur dikend në është a s'është Hebrè nuk lipsen të dhëna anagrafike, ku lindi, kë kishte gjysh nga nëna e nga baba, e të tjera.

Hebreu njihet nga të dhëna antropometrike. Nga pamja, proporcionet, tiparet, çehrja, gjestet, lëvizjet, aktet, reagimet. Sidomos nga algoritmi që përdor në arsyetim. Si dhe rrezatimi, vibracioni që i emeton apo gjeneron prezenca, ekzistenca, qënia.

Për mua si adhurues i pakurueshëm i mikro-dallimeve etnike shqiptareske, mes, ta zemë, mallakastriotit dhe tropojanit, mirditorit dhe përmetarit, labit dhe kolonjarit, njëri nga rastet kur për përkatësinë etnike të dikujt kam qënë fillimisht në mëdyshje, dhe më pas ka dalë hebraike, është me një mik kosovar.

Kosovari kishte, dhe vazhdon të ketë, flokët kokoridhka, buzët e trasha, sidomos tepër inteligjent.

Vazhdoi dilema ime mbi etnicitetin e kosovarit, derikur një ditë gjatë një bisede më tha se babain ja quanin "Isak". U shtanga. Luhatja mori fund. U bë fakt. I dyti që e mësoi prej meje cilës etni i përkiste, ishte vetë hebreu i Mitrovicës.

Gjysma e fshatrave labe të Bregut dhe disa katunde të Tepelenës, pavarësisht në janë a s'janë koshient për përkatësinë e origjinës, janë hebrej.

Njëri ndër më të mëdhenjtë aktorë skenikë të botës, ishte një hebrè kavajs.

Një tjetër hebre kavajs e kishim President. Është ende gjallë. Si kokrra e mollës me shëndet.

Leksikologu ynë më i madh Zef Simoni ishte hebrè. Nuk e dinte. Ja kishte dëshmuar me dokumenta të vjetra arshivore kolegu ambasador i Jerusalemit në Madrid

Jo aq sa për të thënë se gjatë Luftës së Dytë Botëre në Shqipëri hebrejtë mirpritën njëritjetrin, megjithatë, të panumurt kanë qënë dhe janë banorët mbi truallin e Skënderbeut, ndër ta ndoshta dhe unë, që shqiptarë quhen, por hebrej janë.

Jo nga zhurma, poterja, krisma, kërrcitja.

Përkundrazi, heshtja, urtësia, vetpërmbajtja, përunjësia, u bënë shkak që para do kohësh pata fatin të njoh një myzeqar të jashtëzakonshëm.

Myzeqari në fjalë shkruan.

Dhe ç'të shkruar.

Jo-jo, myzeqari perfeksionist që njoha nuk shkruan, qëndis. Nuk qendis, pikturon me penelin e Leonardos. Nuk pikturon, gdhend me daltën e Mikelangelos.

Jo si të tjerët, mbytur në soc-klishera dhe konvencionalizma, Abaz Gjyshaj, kështu quhet myzeqari madhështor, shkruan jashtë çdo skeme, jashtë çdo shtrembërimi, jashtë çdo deformimi, jashtë çdo modeli, shkolle, rryme, mode të shkruari.

Abaz Gjyshaj shkruan brenda ndjeshmërisë së vet, thellësisë e vet, humnerës së vet mendimtare. Pastaj për njerzit, natyrën, ekzistencën, mbijetesën, fiksionin, imagjinatën, variacionet e imagjinatës, fantazinë, trillet e fantazisë, sekretet e fiction-it.

Shkrimet njëkohësisht të gjata dhe minimaliste të Abaz Gjyshaj, s'ngjajnë me të askujt. Kanë tjetër ajër të pastër, tjetër origjinë të largët, tjetër energji nukleare. Koha pa tiktak dhe hapësira pa cak, arena e luftrave të Abaz Gjyshaj, janë vetëm të tiat.

Këto cilësi të Abaz Gjyshaj, janë ato që e bëjnë leximin nga një shkrim në tjetrin, nga një mahnitje në tjetër, dhe garantojnë llojin më të lartë të leximit. Ekstazën artistike. Orgazmën letrare - leximin me një frymë.

Abaz Gjyshaj nuk shkruan për manovra të ndërlikuara dallavera meskine, restoranta peshku, dashuriçka korridoresh, intriga zyrash, besnikërira të shtirura, tradhëtira teatrale, lotë kokodrili, e të tjera lëtyra.

U fejua, u martua, polli një taborr me kalamaj, emigroi, vuajti, u sëmur, u operua, kirurgu ja harroi gërshërët në bark, bëri rrush e kumbulla paratë e kurbetit,  e braktisi gruaja dhe kalamajt, u katandis për ibret - nuk është kjo mënyra si shkruan Abaz Gjyshaj.

Abaz Gjyshaj shkruan për bëma dhe gjëma të mëdhaja me proporcione planetare, epokale, luftra, fatkeqësira, udhëtime, aventura, eksplorime nëpër toka dhe dete të largët, për fenomene natyrore dhe shoqërore që përcaktojnë fate, funde detesh, oqeane, anije eksploratore, nëndetse në misione të rrezikëshme.

Tolstoi ynë, Balzaku ynë, Mopasani ynë i animuar mbi një trup të vetëm që quhet Abaz Gjyshaj, është fatalisht i papajtueshëm me banalitetin, trivialitetin, mediokritetin. Abaz Gjyshaj njeh vetëm lartësitë qiellore. Vetëm humnerat infernale. Vetëm tablorat biblike.

Të arrish të thuash apo shkruash apo komunikosh plotësisht  çfarë është mahnitëse në të shkruarën e Abaz Gjyshja, është mundim prej Sizifi, është punë që s'bëhet, qëllim që s'arrihet, lartësi ku s'mund të ngjitesh. Megjithatë, sa kohë që për hir të subjektivitetit, aproksimativiteti falet, Abaz Gjyshaj shkruan vetëm për dukuri të larta. Aq epike sa prekin lirizmin. Aq të paqta sa rrokin tragjiken: për tokën, qiellin, diellin, hënën, muzgun, agun, pjellorshmërinë, prodhueshmërinë, malin, lumin, ngrysjen, ëndërrat, gdhirjen, legjendat, proverbat, fushën, pyllin, gjallesat, rreziqet, heroizmat. Të gjitha këndshëm. Të gjitha besueshëm. Të gjitha bukur. Aq bukur sa duket sikur gurgullojnë nga buçim-heshturi Durim lasgushian.

S'kam qënë kurrë i qartë për përkatësinë etnike të Abaz Gjyshaj. Herë më dukej si myzeqar, herë si alien, e herë si të dyja, alien-myzeqar, ose myzeqar-alien.

Kur një ditë prej ditësh gjatë një bisede më thotë se gjyshin ja kanë quajtur "Simon".

Po fol o Abaz Gjyshaj fol. Fol e bërtit sa Darsia, Dumrea, Myzeqeja, të dridhen, sa toka të tundet, liqeret të rrënqethen, Shpiragu të rrudhet, Tomorri të trembet, Gramozi të habitet, këmbanat të bien. Thuaj: Unë Abaz Gjyshaj jam Hebrè.

Kujt i vete mendja se Abaz Gjyshaj shkruan fuqishëm sepse është hebrè, ose po të jeshë hebre shkruan si Abaz Gjyshaj, gabon rëndë, s'kupton asgjë.

Nuk është zor të shkruash.

Zor është të shkruash si Abaz Gjyshaj.

Duke ngritur dallgë të nënujshme në oqean. Duke ndezur zjarr pa djegie, vullkan pa llavë, rrebesh pa përnbytje, tërmet pa goditje, për të cilat miku im hebrè Abaz Gjyshaj është mjeshtër.