Edita Tahiri: Nuk do të ketë mur
mbi urën e Ibrit në Mitrovicë

Edita Tahiri: Nuk do të ketë mur<br />mbi urën e Ibrit në Mitrovicë
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është shprehur se Qeveria e Kosovës është duke punuar intensivisht për zgjidhjen e problemit të  krijuar në Mitrovicë, ku është ndërtuar një mur mbi urën e lumit Ibër, ministrja ka dhënë siguri se ky mur do të shembet.

“Ky mur do të hiqet dhe i gjithë procesi i rivitalizimit të urës dhe rrugës për këmbësorët në pjesën veriore do të bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit”, është shprehur ajo.

Sipas ministres Tahiri edhe Bashkimi Evropian e ka gjetur ndërtimin e këtij muri si një shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të firmosur më 25 gusht të vitit 2015.
Punimet për ndërtimin e këtij muri janë ndalur që më 7 dhjetor pas vendimit për ndalim të punimeve  të nxjerrë nga Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës.

Gjithashtu forca të Policisë së Kosovës janë të angazhuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në Mitrovicë duke patur parasysh ndjeshmërinë që ka kjo çështje.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola