Editorial/ Edhe në Shqipëri duhet urdhër për vetë-izolim të udhëtarëve që vijnë nga zonat e kuqe italiane

Editorial/ Edhe në Shqipëri duhet urdhër për vetë-izolim të udhëtarëve që vijnë nga zonat e kuqe italiane

Foto ilustruese

Në pritje që ministrja jonë e Shendetesisë t'u japë përgjigje 11 pyetjeve që Shqiptarja.com i drejtoi dje publikisht mbi nivelin e përgatitjeve që sistemi yne shëndetësor ka në rast të përhapjes së epidemisë së koronavirusit, del një çështje tjetër.

Masat pa precedent të marra nga qeveria italiane konfirmojnë edhe një herë seriozitetin e krizës që ka arritur sistemi shëndetësor në veri të Italisë, nga përhapja e koronavirusit.

Ndalimi i hyrjeve dhe daljeve në Lombardi dhe 14 qarqeve të tjera italiane, të transformuara në “zona të kuqe”, do të thotë që të gjithë personat që vijnë nga këto zona konsiderohen si të infektuar potencialë dhe rrjedhimisht që mund të infektojnë njerëz të tjerë.

Guvernatori i Puljas, Michele Emiliano, është i alarmuar nga kthimi në shtëpi në këto orë i qindra studentëve, të cilët, gjatë natës ikën me shpejtësi nga Lombardia, pas publikimit të papërgjegjshëm para kohe të draftit të vendimit të Këshillit të Ministrave që paralajmëronte mbylljen e kufijve rajonalë të Lombardisë.

Fjala është në pjesën më të madhe për studentë që kthehen nëpër shtëpi në jug nga frika se do të mbeteshin “të mbyllur” në veri për tri javë.

Ky është një gjest i papërgjegjshëm, pasi tregon indiferencë për rrezikun që kjo lëvizje sjell sidomos për të tjerët.

Por Emiliano ka shpallur një urdhër duke vendosur që të gjithë këta persona, edhe nëse të paidentikfikuar me emër dhe mbiemër, të vetë-izolohen për 14 ditë: një urdhër që dëshmon masën e shqetësimit të tij, por që ka një vlerë të fortë edhe simbolike.

Të njëjtin urdhër po bëjnë edhe guvernatorët e Kalabrias, Campania dhe Basilikata, gjithmonë në Jug të Italisë.

Frika e tyre është që sistemi spitalor në jug është aq i zhvilluar dhe i përgatitur sa ai në veri të Italisë për të përballuar një numër të lartë të sëmurësh me koronavirus. 

Por fluturimet nga Lombardia dhe nga disa prej 14 qarqet të Emilia Romagnas, Venetos dhe Piemontes ende nuk janë ndërprerë deri tani.

E kështu, edhe në Shqipëri vazhdojnë të vijnë çdo ditë qindra vetë nga zonat e kuqe, edhe ata të infektuar potencialë.

Dhe rrjedhimisht edhe ata duhet të vetë-izolohen për 14 ditë.

Ministrja shqiptare e shëndetësisë, ka bërë vetëm një apel në këtë drejtim, por që nuk është i mjaftueshëm; për të detyruar vetëkarantinimin duhet një urdhër.

Duke qenë se kanë kaluar në pika kufitare, udhetarëve iu dihet emri dhe mbiemri dhe ministria e Shëndetësisë duhet të propozojë një VKM, me të cilin duhet ta bëjnë të detyrueshëm vetë-karantinën për këta persona. 

Për ta zbatuar nuk duhet ushtri apo polici, si në Itali: mjafton një vetëdeklarim i nënshkruar në pikat kufitare dhe një gjobë per shkelësit.​

Një VKM e tillë jo vetëm dekurajon lëvizjet mes dy vendeve në këtë moment krize shëndetësore, por edhe vlen për të sensibilizuar opinionin publik shqiptar dhe për ta bërë më të ndërgjegjshëm në zbatimin e atyre masave parandaluese dhe higjenike, që vlejnë më shumë se sa ilaçet për ta mundur epideminë.

Nuk mund të konsiderohemi më të mirë se italianët që i detyrojnë me vetëkarantinim duke lëvizur brenda vendit të tyre, pse mbrojtja e shëndetit kolektiv vlen më shumë edhe se sa disa të drejta individuale.

As nuk mund ta konsiderojmë veten si të paprekshëm nga një virozë tashmë botërore, e cila për të vjetrit ose të sëmurët rrezikon të jetë vdekjeprurëse.

Edhe ne kemi gjyshërit tanë për të mbrojtur. Dhe këto janë momente kur politikanët duhet të dëgjojnë vetëm shkencëtarët.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Siga: 09/03/2020 00:45

    Ndaloni per ca kohe fluturimet nga italia se nuk ju gjen gje,se ekonomia me cope cope se eshte nuk behet me keq...behet fjale per jete njerezish ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë