Koronavirusi/ Nuk ndërpriten fluturimet me Italinë, vijojnë ardhjet nga zona e kuqe drejt Shqipërisë

Me vendim të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Conte në Itali në 14 provinca me 16 milionë qytetarë është ndaluar lëvizja, hyrja dhe dalja. Megjithatë nga zonat me rrezik të kuq në Itali nuk janë ndërprerë fluturimet drejt Shqipërisë, lëvizja e njerëzve vijon normalisht.

Në faqen zyrtare të aeroportit të Rinas njoftohet për tre fluturime të anuluara me Italinë nga 'Air Albania', një në Romë, Milano dhe Bolonja. Por burime të sigurta për Report Tv nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar pohojnë se anulimi i këtyre tre fluturimeve nuk ka asnjë lidhje me koronavirusin. 

Report Tv kontaktoi edhe me kompaninë 'Air Albania', që konfirmoi se "tre udhëtimet me Italinë janë anuluar për arsye operacionale, nuk kanë lidhje me koronavirusin". Ndërkohë që flurutimet vijojnë normalisht, në orën 11:10 dhe 12:20 do të nisen dy avionë nga Rinasi në drejtim të Milanos. 


Fluturimet e anuluara nga Italia, jo per shkak te koronavirusit
Provincat ku eshte bllokuar levizja ne Itali

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 08/03/2020 16:51

    Mbyllni doganat ore sa nuk eshte vone se nuk eshte gje per tu tallur. Me ate lloj sistemi mjekesor qe kemi ne kemi more fund.

    Përgjigju
  • Robi: 08/03/2020 16:29

    Po nje pyetje e kam une..nqs italia nuk i lejon te dalin ...nga vijne keta ne Shqiperi?

    Përgjigju
  • Gingi: 08/03/2020 13:36

    Veproni. Mbrohuni.sa nuk eshte vone. Bllokoni njerezit. Po qe nevoja edhe me force.maskarenj ata qe levizin e kthehen ne shqiperi.mbyllini per te pakten dy jave.evitoni te dilni sa te mundeni.virusi nuk duket me sy

    Përgjigju
  • Populli kerme: 08/03/2020 11:20

    Injoranca e perjetshme e shqipfolesve. Pese masa te qelbura per shendetin publik nuk marrin dot. As thirrje per karantine te ardhurve. Popull qe nuk sheh me larg se hunda vet, per nje thes miell e nje vote me shume. Popull e qeveri plehre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot