366 viktima nga koronavirusi në Itali, 133 në 24 orët e fundit, vetëm 33 të shëruar! 'Mbyllet' Lombardia dhe 14 provinca (VIDEO)

Nga dita në ditë vijon që të rëndohet akoma më shumë situata në nivel global nga koronavirusi, teksa numri i viktimave deri tani ka shkuar në mbi 3700 persona. Në Italinë fqinje situata paraqitet alarmante. Qeveria mbylli Lombardinë dhe 14 provinca të tjera, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 366.

Itali: 366 vdekje
Irani:  145
Koreja e Jugut:  46
Shtetet e Bashkuara:  19
Francë: 16
Japoni:  13
Spanjë:  10
Irak: 4
Hong Kong, Britani e Madhe, Australi:  2 vdekje secila
Tajvani, Tajlanda, Filipinet, Zvicra, Argjentina dhe Hollanda kanë raportuar 1 vdekje.

Por, cilat janë simptomat e koronavirusit të ri?
Ndërsa ka shkuar më shumë se 100 mijë numri i të infektuarve, virusi vdekjeprurës është përhapur deri tani në mbi 95 vende në të gjithë globin. I njohur zyrtarisht si Covid-19, ja cilat janë disa nga simtomat që duhet të keni parasysh, ndëse dyshoni se keni kontraktuar virusin. Coronavirus  zakonisht u jep njerëzve një dhembje  të butë dhe të moderuar të  traktit të sipërm respirator , e ngjashme me një ftohje të zakonshme.

Disa simptoma përfshijnë:
Rrjedhje hunësh
Kollë
Dhimbje fyti
Dhimbje koke
Ethe që mund të zgjasë për dy ditë
Për ata  që kanë një sistem të dobët imunitar, të moshuar apo edhe shumë të rinj, ekziston mundësia  që virusi të mund të shkaktojë një sëmundje të traktit të frymëmarrjes shumë më serioze, të ngjashme me pneumoninë ose bronkitin.

Si përhapet?
Transmetimi midis njerëzve ndodh kur dikush bie në kontakt me sekrecionet e një personi të infektuar, siç janë stërkalat e pështymës gjatë një kolle. Në varësi të faktit se sa viral është virusi, një kollë, teshtitje ose shtrëngim i dorës mund të shkaktojë ekspozim. Virusi gjithashtu mund të transmetohet gjatë kontaktit me diçka që një person i infektuar ka prekur dhe më pas duke prekur gojën, hundën ose sytë. Kujdestarët ndonjëherë mund të ekspozohen gjatë trajtimit të një pacienti, sipas CDC. Virusi duket se përhapet kryesisht nga personi në person. "Njerëzit, të sëmurët, mendohet të jenë më ngjitës kur janë më simptomatikë", thotë CDC. "Disa përhapje mund të jenë të mundshme përpara se njerëzit të tregojnë simptoma; ka pasur raporte për koronavirus në këtë formë, por kjo nuk mendohet se është mënyra kryesore që përhapet virusi."

Si trajtohet?
Nuk ka trajtim specifik antiviral, por hulumtimi është duke u zhvilluar. Shumica e kohës, simptomat do të largohen vetë dhe ekspertët këshillojnë që të keni kujdes të hershëm. Nëse simptomat ndjehen më keq se një ftohje standarde, duhet të konsultoheni me mjekun. Mjekët mund të lehtësojnë simptomat duke përshkruar një ilaç për dhimbje ose ethe. CDC thotë se një aparat krijimin e një ajëri të lagësht në dhomë ose një dush i nxehtë mund të ndihmojë me dhimbje të fytit ose kollë. Personat me koronavirus duhet të marrin kujdes mbështetës që do t’i ndihmojë në lehtësimin e simptomave. Në disa raste të rënda, trajtimi përfshin kujdes për të mbështetur funksionet jetike të organeve, thotë CDC. Njerëzit që mendojnë se mund të jenë ekspozuar ndaj virusit duhet të kontaktojnë menjëherë shërbimet e kujdesit shëndetësor.

Sa zgjat periudha e inkubacionit?
Karantina zakonisht vendoset për periudhën e inkubacionit - kohëzgjatja e kohës gjatë së cilës njerëzit kanë zhvilluar sëmundje pas ekspozimit. Për koronavirusin, periudha e karantinës është 14 ditë nga data e fundit e ekspozimit, sepse 14 ditë është periudha më e gjatë e inkubacionit që shihet për sëmundje të ngjashme.

Si parandalohet?
Akoma nuk ka një vaksinë për parandalimin e këtij virusi, mirëpo ndërsa autoritetet shëndëtesore po punojnë në krijimin e saj mirë është të merren masa për shmangien e rrezikut të infektimit. Ju mund të jeni në gjendje të zvogëloni rrezikun e infektimit duke shmangur njerëzit që janë të sëmurë. Mbuloni gojën dhe hundën kur kollitni ose teshtitni dhe dezinfektoni objektet dhe sipërfaqet që prekni. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës. Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Ndërgjegjësimi është gjithashtu thelbësor. Nëse jeni i sëmurë dhe keni arsye të besoni se mund të jetë koronavirus, duhet të njoftoni shërbimet e kujdesit shëndetësor për trajtim në kohë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:39
Viktimat nga koronavirusi/ Italia në vend të dytë pas Kinës

Italia, me 366 viktima, është vendi i dytë për sa i përket vdekjeve të lidhura me koronavirusin pas Kinës, i cili regjistron rreth 3,000. Në vijim janë Irani (194) dhe Koreja e Jugut (50), sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Sa i përket numrit të të infektuarve, sipas të njëjtave të dhëna, Italia është në vendin e katërt pas Kinës, Koresë së Jugut dhe Iranit.

Ora 18:35
366 viktima nga koronavirusi në Itali, 133 në 24 orët e fundit, vetëm 33 të shëruar, preket edhe kreu i ushtrisë

Salvatore Farina

Ka shkuar në 366 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, 6387 janë infektuar dhe 622 janë shëruar. Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 1326 të infektuar tjetër, 133 të vdekur dhe vetëm 33 të shëruar. Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë italiane Salvatore Farina rezultoi pozitiv ndaj testeve për koronavirus. "Sot bëra testet për koronavirus të cila rezultuan pozitive. Për momentin jam vetëkarantinuar dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore. Jam në kujdes të veçantë nga mjekët" thotë ai. Qeveria ka  "mbyllur" Lombardinë dhe 14 provincat e tjera.

Ora 17:36
'Alitalia' nesër ndërpret fluturimet ndërkombëtare nga Milano për shkak të koronavirusit


Kompania ajrore "Alitalia" njoftoi se nesër do të ndërpresë fluturimet ndërkombëtare nga aeroporti i Milanos, Malpensa për shkak të gjendjes alarmante nga koronavirusi. Ndërkohë që fluturimet brenda vendit do të vijojnë nga aeroporti Linate. Nga aeroporti i Rinasit në Shqipëri për në Milano nuk ka fluturim direkt me kompaninë 'Alitalia'. Fluturimet nga Italia vijojnë normalisht nga Rinasi në Itali, pavarësisht se Kosova dhe Maqedonia i ndërprenë sot.

Ora 16:47
Mbretëri e Bashkuar/ 211 raste pozitive me koronavirus dhe 2 të vdekur, harta me zonat e prekura

1583683137_mb.jpg

MBRETËRI E BASHKUAR- Më shumë se 20 mijë persona në Mbretërinë e Bashkuar janë testuar për virusin deri më tani dhe 211 janë pozitivë dhe 2 kanë ndërruar jetë.

Më poshtë është harta me zonat më të prekura.

Sipas ekspertëve, numri i rasteve në MB është në rritje që pas konfirmimit të rastit të parë në fund të janarit. 

Që atëherë, rastet me numrin më të madh janë në Londër.

Harta e të prekurve
Ora 16:34
Koronavirusi/ Shkon në 73 numri i personave të prekur në Greqi

1583676904_korona.jpg

GREQI- Numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 73 ditën e sotme pas 7 rasteve të reja.

Greqia gjthashtu  ka njoftuar kufizimet e mbledhjeve publike ndërsa rriten rastet e koronavirusit.

Të gjitha ngjarjet sportive do të mbahen pas dyerve të mbyllura për dy javë, udhëtimet shkollore janë të ndaluara për dy javë, dhe se qendrat rekreative për të moshuarit do të mbyllen për katër javë.

Ministria e Financave e vendit po punon në valën e parë të një pakete mbështetëse për rezultatet ekonomike nga shpërthimi.

Ora 09:35
Conte firmos vendimin, 16 mln italianëve s'u lejohet lëvizja për shkak të virusit (HARTA)

Italia ka marrë masa të forta për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, teksa numri i viktimave ka shkuar në 233, 589 persona janë shëruar, ndërsa 5883 janë të prekur në total. Kryeministri Conte ka vendosur që deri në datë 3 Prill, të ndalohet hyrja dhe dalja për zonat e prekura, Lombardia dhe 14 provinca, që në total përbëjnë 16 mln qytetarë. "Kushdo që ka temperaturë më shumë se 37.5 gradë dhe infeksione të frymëmarrjes rekomandohet të qëndrojë në shtëpi.

Ndalim absolut i lëvizjes për ata që kanë qenë në karantinë" tha ai. Dekreti i qeverisë prek këto qytete: Modena, Parma, Piacenza, Reggio Emilia, Rimini, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Asti, Alessandria, Novara, Verbano Cusio Ossola, Vercelli nga 8 Marsi deri në 3 Prill. Lëvizjet lejohen vetëm në rast emergjence. Gjithashtu nuk lejohen ceremonitë civile dhe fetare. Të gjitha ngjarjet e planifikuara janë të pezulluara, si dhe ngjarje në një vend publik ose privat, përfshirë ato kulturore, rekreative, dasma, sportive dhe fetare.

Zonat e mbyllura ne Itali
Ora 05:42
‘Las Vegasi’ i Azisë ‘turizëm’ në kohën e koronavirusit: Arsyeja do t’iu habisë

1583648062_1583643822macao.jpg

Koronavirusi ka detyruar qeverine e Macao të vendos nën karantinim të detyrueshëm udhëtarët e ardhur nga Gjermania, Franca, Spanja dhe Japonia. Përmes një deklarate për media, zëdhënës të qeverisë konfirmuan se: "Të gjithë udhëtarët që kanë qenë në këto katër vende gjatë dy javëve të fundit do të duhet të kalojnë një karantinë 14-ditore në objekte të përcaktuara", ndërsa theksohet se masa do të hyjë në fuqi mesditën e së kësaj të diele me orën lokale.

Banorët e Macao do të shkojnë në karantinë në shtëpi, ndërsa vizitorët e ardhur nga 3 vendet Evropiane dhe Japonia do të duhet të paguajnë për të qëndruar në karantinë në një nga hotelet e përcaktuara, raportojnë mediat lokale. 

I cilësuar shpesh si ‘Las Vegasi’ i Azisë, kjo mesa duket është një tjetër mënyrë për të mos dëmtuar më tej ekonominë e Rajonit të veçantë administrativ kinez.

Ora 00:11
Koronavirusi, autoritetet dyshojnë për një të infektuar në CPAC, Trump: Nuk jam aspak i shqetësuar

1583648125_trumpshutdownraises.jpg

"Nuk jam aspak i shqetësuar", kështu është shprehur Presidenti amerikan Donald Trump për koronavirusin, kur u pyet nga gazetarët nëse ishte i shqetësuar për ekspozimin ndaj COVID-19. Kurioziteti i medias vjen pasi një i pranishëm i Konferencës së Veprimit Politik Konservator- CPAC- është testuar pozitivisht me virusin vdekjeprurës, ndërsa Uashington DC njoftoi për një rast të mundshëm.

I pyetur nëse do të konsideronte anulimin e mitingjeve politike për shkak të frikës për përhapjen e virusit, Presidenti Trump tha se kjo nuk ka për të ndodhur.

"Ne kemi mitingje të jashtëzakonshme. Ne jemi duke ecur shumë mirë. Pavarësisht respektit referuar asaj teme, ne kemi bërë një punë fantastike", tha Trump.

Deklaratat Trump i bëri para darkës me Presidentin Brazilian Jair Bolsonaro në Mar-a-Lago të Florida.

(Kliko këtu për të lexuar vendimi e Këshillit të Ministrave për mbylljen në karantinë të Lombardisë dhe 14 provincave të tjera)

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën