Editorial/ Nga Carlo Bollino: Provat e Prokurorisë dhe “basti” për Saimir Tahirin

Editorial/ Nga Carlo Bollino: Provat e Prokurorisë dhe “basti” për Saimir Tahirin

Saimir Tahiri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Në pritje që të shpërthejnë ethet e basteve mbi rezultatet e Botërorit të futbollit, që nga dita e enjte po përhapet basti nëse Saimir Tahiri do të arrestohet nga prokurori apo jo. Analistë, politikanë dhe thashathemenxhi nuk flasin për gjë tjetër. Pasi Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit dhe humbi çdo lloj imuniteti politik, ashtu si çdo qytetar tjetër që do të cilësohej si fajtor për një krim, ai mund të arrestohet pa i marrë leje Parlamentit. Por, edhe në Shqipëri, ashtu si në pjesën me të madhe të shteteve demokratike, nuk është Prokuroria, e cila vendos të arrestohet apo jo dikush, por është Gjykata, ndërkohë që Prokuroria ka të drejtë vetëm të kërkojë arrestimin.

Vetëm se këtu çështja nuk është proceduriale. Hipoteza se ish-ministri i Brendshëm mund të arrestohet bazohet mbi faktin se, që prej gjashtë muajsh, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ta arrestojë duke paraqitur disa dokumenta të ardhura nga Italia dhe një dëshmi të marrë në Shqipëri, por Parlamenti gjykoi se ato ishin prova të pamjaftueshme. Kuvendi nuk pranoi që të arrestohej Tahiri, por autorizoi Prokurorinë të vijonte çdo lloj tjetër hetimi që e gjykonte të domosdoshëm lidhur me të, natyrisht me objektivin që të mblidheshin prova më të shumta. Në këta gjashtë muaj, katër prokurorë kanë hetuar mbi Saimir Tahirin në kërkim të provave që të tregojnë me fakte lidhjet e tij me trafikun e drogës: kontrolluan shtëpinë e tij, morën në pyetje bashkëpunëtorët e tij, përgjuan thirrjet e tij telefonike, kontrolluan gjithë kontaktet e tij dhe dokumentat e nënshkruara prej tij kur ishte ministër, kontrolluan e-mailat e tij personalë, e morën atë vetë në pyetje dhe punuan sëbashku me autoritetet italiane dhe greke.

Pyetja korrekte që duhet të shtrohet sot nuk është nëse Saimir Tahiri do të arrestohet pas dorëzimit prej tij të mandatit parlamentar, por nëse, në këto gjashtë muaj, Prokuroria ka gjetur apo jo prova të reja që të justifikojnë arrestimin e tij. Në rast se janë gjetur, Prokuroria, siç parashikon procedura, do të kishte mundur të paraqiste kërkesë të re në Parlament për arrestimin, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë. Kjo të le të supozosh se nuk ka prova të reja, apo ato nuk jane ende të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm. Kështu që nuk kuptohet pse, vetëm për faktin që tanimë Tahiri nuk ka imunitet, ai tani duhet të arrestohet.   

Arrestimi nuk është një hakmarrje politike, por një masë parandaluese, e cila synon të shmangë atë, që i pandehuri të përsërisë krimin, apo të zhdukë provat. Tahiri nuk është më ministër dhe kështu që nuk mund të krijojë lehtësi për asnjë trafikant dhe, pas gjashtë muaj hetimesh, është e vështirë të besosh se ende ekzistojnë diku prova kundër Saimir Tahirit, të cilat ish-ministri mund t’i zhdukte. Me përjashtim të rastit të ndonjë të papriture (pra, në prani të fakteve të reja, apo dëshmive të reja), nuk besojmë se mund të imagjinohet një arrestim i Tahirit, vetëm nëse vendoset që ai të bëhet një kokë turku, për të treguar se tani “drejtësia” funksionon me të vërtetë.

Kjo, natyrisht, nuk do të thotë që Prokuroria, edhe pse nuk e arreston, të mos vendosë ta çojë atë para Gjykatës në gjendje të lirë për ta gjykuar për trafik droge. Në disa aspekte, mund të ishte pikërisht ky, mjeti i verifikimit që vetë Tahiri, nëpërmjet gjestit të tij kurajoz të dorëzimit të mbrojtjes parlamentare, po kërkon, në fund të fundit. Vetëm një çlirim i plotë nga akuzat prej një Gjykate, në të vërtetë, do ta shfajësonte atë publikisht dhe përfundimisht nga akuzat dhe nga insinuatat kundër tij. Por edhe për të filluar një proces kërkohen prova, dhe a janë apo jo këto prova? Ato që gjashtë muaj më parë iu paraqitën Komisionit Parlamentar të Mandateve dhe që përfunduan më pas nëpër media, nuk janë prova që ta mbërthejnë Saimir Tahirin me ndonjë përgjegjësi penale. Fakti që dy trafikantë, edhe pse kushërinj, flasin për të në një përgjim telefonik, nuk është një provë gjyqësore dhe fakti pse i ka shitur makinën kushëririt trafikant dhe që e ka takuar jashtë shtetit kur ishte për pushime me grua e fëmijë nuk e bën atë trafikant droge. Madje, është kaq e pabesueshme që një ministër ta ketë lejuar të përdoret kaq lirisht makina e tij si mbulim për një trafikant, saqë kjo duket më shumë si një provë në favor të besueshmërisë së Tahirit, se sa për të kundërtën.    

Dhe këtu nuk ka vlerë teoria e shumë analistëve, të cilët besojnë tek “perceptimi i fajësisë”: vepra penale, ose faktohet me prova të qarta, ose nuk është kryer kurrë. Dhe rreziku më i madh për Saimir Tahirin mund të jetë pikërisht ky: të mbetet përgjithnjë në Limbin e paqartësisë. Pasi, nga akuza penale mund të çlirohesh me një vendim gjykate, por nga insinuatat dhe dyshimet është shumë më e vështirë të dalësh. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Simi: 06/05/2018 15:28

    Shume shpejt do tu mbyllet goja militanteve te me poshtem dhe simpatizanteve te Tahir droges shume shpejt do kerkohet ekstradimi I TAHIRIT ne itali dhe vendosjes. Perpara ligjit bashke me habilajt SHQIPETARET NUK KANE KELLQE TE MEREN ME TAHIRIN ESHTE PELIVAN I MADH DHE TE VERTETEN E QUAN GENJESHTER KJO GJE U PA QARTE ME PERPLASJEN ME BUSHATIN QE ESHTE NJE OPINIONIST I TALENTUAR KURSE TAHIR PLERA E KUNDERSHTONTE ME NJE VULGARITET KRIMINELI

    Përgjigju
  • Goni: 06/05/2018 13:49

    Sa larg ky shkrim nga ato te analisteve militante te tipit Gjekmarkaj, Bushati, Lubonja, etj. Vjen era gazetari ... Nje model per t'u ndjekur ... Urime Zoti Bolino! Shteti shqiptar duhet te hape Shkollen e Larte te Gazetarise me rektor Z. Carlo Bolino. Goni

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 05/05/2018 21:10

    Saimir Tahiri ja u ka dhi zyrtarisht lehaqenve, qe e burgosin pa vendim gjykate.Kane ngrene mu*** dhe po hane prape, por eshte gjykata ajo qe jep fajesine, e jo palaço te tipin Paloqe e vrases si Basha, e kriminele me duar te lyer me gjak si Sali Tritoli , lehaqeni

    Përgjigju
  • Blenard: 05/05/2018 19:36

    Nje shkrim me nje njeri qe i ka 5para tru gazetaret e vendit mem ketu jan kucedra rrin mbas perbindeshave e sdin tjeter rrug sdin cfar as madje cesht gazetaria e per cfar sherben ajo

    Përgjigju
  • Kiço: 05/05/2018 18:46

    CARLO KANË SHKALLUAR PLEHRAT E PD DROGËS SEPSE NUK KANË MË LEK TË LUAJNË BIXHOZ ! ISHIN MËSUAR KEQ DUKE VJEDHUR DHE GRABITUR SHQIPTARËT DHE LUANIN NGA 50.000 EURO NÊ DITË SKEDINA DHE BIXHOZ NËPËR LLOTO SPORTE! DHE MENDONIN SE EDI RAMA DO JU TRANSFERONTE PUSHTETIN NË TAVOLINË , SIÇ BËRI FATOS HAJDUT NANO NË 2005 , SEPSE KËTA HORRA JANË TË VETDIJSHËM QË POPULLI NUK I VOTON KURRË !!! DHE AS NUK I KA VOTUAR NDONJËHERË , POR KËTA BANDITË DHE KRIMINELË TË PD DROGËS GJITHMONË I KANË VJEDHUR VOTAT !!! KU DO MBYTENI O MJERANËT CAPACULË TË PD DROGËS !!! A E PATË SOT CARLO SESI DHUNONIN ATA PLEQTË VETERANË NGA 90 VJEÇ TË LUFTËS NACIONAL ÇLIRIMTARE ?? !!! JU KA IKUR ZARI FARE KUSARËVE TË PDsë !!!

    Përgjigju
  • Denisa: 05/05/2018 17:11

    CARLO të Përshëndes për analizën brilante ! Shkaku që Zagarët e PD DROGÊS nuk pushojnë së hedhuri baltë për të nderuarin SAIMIR TAHIRI , është , sepse SAIMIRI ju preu Lidhjet e DROGËS PDsë dhe LesheLisë ! SAIMIR TAHIRI ju ra në kokë KRIMINELËVE të PDsë dhe ju SHKATËRROI çdo lidhje dhe fije me KRIMIN dhe DROGËN , dhe nuk ju la frymë ! CARLO të dish diçka , që SAIMIR TAHIRI është LAB nga TEPELENA dhe nuk ja bën " SYRI TËRR " nga PLEHRAT dhe BANDITËT e PDsë , që fshihen si "Minjë Hales" ! SAIMIR TAHIRIN këta Fundërrina nuk e njofin mirë , dhe mendojnë se dorëzohet kollaj , por Gabohen rëndë , sepse LEBËRIT e TEPELENËS kanë DURIM të paparë dhe kanë forcën e një DINOSAURI. Mbaje mend CARLO , që SAIMIR TAHIRI do dalë më i fortë se kurrë më parë , dhe punë muajsh merr PAFAJËSINË e Padiskutueshme. Të Falenderoj CARLO.

    Përgjigju
  • tini: 05/05/2018 15:41

    Zoti Bolino analiza e juaj eshte e sakte . Ceshtja e Habilajve nuk filloi nga Shqiperia , por ajo eshte ezaurua nga prokuroria e Katanias , qe po te kishte prova te mjaftueshme per Tahirin ,do kerkonte dhe ekstradimin e tij . Kjo ceshtje ka skenarist dhe rregjizor te perhershmin Sali , qe i ka bere ketij vendi ate ,qe nuk ja ka bere asnje armik . Humbja e zgjedhjeve te 25 Qershorit ishte grushti me i rende qe pesoi PD me ne krye Bashen prandaj duhej justifikimi me gjoja blerjen e zgjefhjeve , keshtu filloi skenari . Prokuroria e krimeve te renda ne kohen e Llalles si militant i PD ishte ne presion te madh nga PD , kurse tani eshte e lire te veproj po vetem me prova .

    Përgjigju
  • PD-isti: 05/05/2018 11:46

    Zoti Bollino! Keni plotsisht te drejte,por klani i pardesyve te bardha te trustit te geshtenjave nga vicidoli e di mire kete,sic dine gjithashtu se babai i droges dhe i krimit eshte padrinua i PBB-se dhe skenaristi i shkaterrimit te ketij vendi,me porosite e punedhenesve te tij ne UDB.Te tjeret zhurmues si ne PBB ashtu dhe ne LSI,me dirigjente tregetaren Munika te Cocaines etj etj,thjesht ndjekin parimin jezuit "shpif shpif se dicka do mbetet".Aresyeja e vertete e tyre eshte se Sajmir Tahiri u shkaterroi biznesin e tyre te droges ne republiken e pavarur dhe ata nuk ja falin kete.Te tjerat jane llafe boshe dhe me kete rast qellojne me nje gur dy zogj,Sajmirin dhe Edi Ramen.E bejne si puna e kr* qe shan nje grua te ndershme dhei gthote "k*rv",pra ato qe i kane bere vete ne permasa te pamateshme,kerkojne qofte dhe nje pjese t'ja ngarkojne Tahirit.Plaku Mere i ka bere mire llogarite,pavaresisht se nuk i dolen ,se iku ushtari i tij nga prokuroria dhe pret radhen para zonjes Marku!Ashtu sic do ta prese kete radhe dhe vete plaku Mere e Lyl tavarish cellovjeku bashke me te,shpresojme se shpejti!!!

    Përgjigju
  • Zana: 05/05/2018 11:45

    Analizë e Shkëlqyer ! Saimir Tahiri e bëri POLICINË tamam POLICI si në Shtetet e BEsë sepse kishte VIZION . Mbaj mend para se të bëhej Saimir Tahiri Ministër i Brendshëm , Policat Shqiptarë Vinin Era Qën , nga Papastërtia , sepse nuk kishin UNIFORMA shtesë! Kishin vetëm nga NJË Uniformë dhe një KAPELE !!!!!!! UNIFORMAT i kishin prej NEJLONI , që ju GRISNIN Lëkurën , sepse HAJDUTÊT e PDsë dhe LSIsë që ishin në PUSHTET i VIDHNIN LEKËT e UNIFORMAVE të POLICISË me TENDERAT ABUZIVË që bënin !!!!! Duhet të vinte SAIMIR TAHIRI që POLICIA të Quhej POLICI ! SAIMIRI ju dha POLICËVE nga 4 UNIFORMA dhe 4 KAPELE FIRMATO dhe 100% Pambukë , JO NEJLON , dhe nuk bëri asnjë TENDER me ato , por i mori në TURQI falas !!! Shkoi vet në TURQI dhe i shtriu dorën QEVERISÊ TURKE . RROFTË SAIMIR TAHIRI. VDEKJE e HALABAKËVE HAJDUTË të PD DROGËS dhe KRIMIT

    Përgjigju
  • Nje lexues: 05/05/2018 11:39

    Shkrimet e Carlo Bolinos per gazetarine jane si "kartela rrugore" te cilat u sherbejne gazetareve,por jo vetem,per te udhetuar te sigurte...Allacciate le cinture...FLM!

    Përgjigju
  • LORA: 05/05/2018 11:17

    Kam bindjen se per shumicen e opinionit publik nuk ka qofte edhe nje paqartesi;per te, Saimir Tahiri eshte i pafajshem dhe Ministri i Brendshem me dinjitoz i pas-nentedhjetes. KAQ.

    Përgjigju
  • Faik: 05/05/2018 11:13

    Të FALENDEROJ pafund CARLO BOLLINO! Super Analizë ! SAIMIR TAHIRI nuk do shkoj kurrrë në Burg dhe do dali i pafajshëm sepse nuk ka asnjë Provë implikimi ! Edhe unë jam i mendimit që SAIMIRI mund të ketë marr pjesë në Trafik , por SAIMIR TAHIRI ështê Djalë SUPER INTELIGJENT dhe është nga LABËRIA e TEPELENËS dhe nuk " ja ha qeni shkopin " ! FUNDËRRINAT e PD KRIMIT dhe LSI GRABITJES do shkojnë në BURG dhe do ju hidhen ÇELSAT në DET , sepse nuk kanë lënë GJË pa VJEDHUR dhe GRABITUR në Zyrat e SHTETIT !!! PD + LSI = KRIM , VJEDHJE , BANDITËRI , HAJDUTËRI , TRADHËTI !! SAIMIR TAHIRIT këta HORRAT e PDsë i vijnë anës , sepse SAIMIRI është TRIM nga LABËRIA dhe ju del ballë për ballë HORRAVE dhe KRIMINELËVE , JO si KËRMAT dhe DHJAKSËT e PD KRIMIT dhe LSI VJEDHJES që futen SKUTAVE dhe FËRRAVE për t'ju zënë PRITA KUNDËRSHTARËVE , si FRIKACAKË FUNDËRRINA!!!! Do ja RRUAJNË Lart e Poshtë SAIMIR TAHIRIT! Saimiri do kthehet në Politikë më i fortë se kurrë . RESPEKTE CARLO

    Përgjigju
  • sala: 05/05/2018 11:10

    Nje shkrim i pjekur dhe i matur.Histeria kolektive i perfshin kollaj shqiptaret qe jane admirues te cdo lloj trafikanti kokaine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë