Editorial/Si një parti unike, që ditën
e parë PD-PS godasin lirinë e medias
Ky mund të konsiderohet lehtësisht si një sulm i paprecedent dhe skandaloz, tani që Shqipëria nuk ka realisht opozitë politike, kundër medias, e cila do të detyrohej të vinte burimet e veta material, financiare, njerëzore dhe teknike, në dispozicion të partive politike që bëjnë fushatë
Pasoja e parë e pranimit të Partisë Demokratike në gjirin e një qeverie te majte të cilët palët e quajnë teknike, në mënyrë befasuese ishte imponimi me ligj televizioneve private që të transmetojnë me detyrim dhe pa asnjë pagesë propagandë partiake gjatë fushatës zgjedhor.
Ky mund të konsiderohet lehtësisht si një sulm i paprecedent dhe skandaloz, tani që Shqipëria nuk ka realisht opozitë politike, kundër medias, e cila do të detyrohej të vinte burimet e veta material, financiare, njerëzore dhe teknike, në dispozicion të partive politike që bëjnë fushatë.
Një akt i tillë nuk është ndërmarrë kurrë më parë në historinë 27-vjeçare të demokracisë së brishtë shqiptare.
Televizionet private, ndryshe nga televizioni publik TVSH, i paguajnë një licensë shtetit, që u jep atyre të drejtën të administrojnë sipas këndvështrimit dhe vlerësimit të tyre dhe në përputhje me lirinë e sipërmarrjes, frekuencën që u vihet në dispozicion “me qira” nga shteti. Duke patur si të vetmin detyrim që të respektojnë ligjet. Po asnjë ligj në një vend demokratik nuk mund kurrsesi t’i imponojë një televizioni privat atë se çfarë të transmetojë.
Arroganca e këtij akti të ndërmarrë nga PS dhe PD bëhet edhe më e rëndë kur fjala është për transmetimin e propagandës politike dhe produkte të partive. Ky vendim bie në kundërshtim flagrant me direktivat e
OSBE/ODIHR, të cilat synojnë të ndalojnë partitë politike të japin nëpër televizione private mesazhe të regjistruara nga vetë ato. Një praktikë kjo, shumë e përhapur në Shqipëri, por që sot, madje, po vendoset që të imponohet edhe me ligj.
Kjo nismë bie në kundërshtim edhe me ligjin për mediat, si dhe me Kodin Zgjedhor, që përcakton që vetëm TVSH mund të përdoret falas nga ana e partive politike nëpër fushata zgjedhor, pikërisht për arsyen se ajo është një media që financohet me para publike.
Tani që përkohësisht partitë vendosën ta lenë vendin pa opozitë, për një të mirë më të madhe për vendin dhe qytetarët, çuditërisht pjella e parë e marrëveshjes PS-PD është një akt që cenon lirinë e shtypit, duke vendosur imponimin me ligj të përdorimit të subjekteve mediatike private për të bërë fushata elektorale gratis në favor të partive. Që në Shqipëri dikur ka ekzistuar një kohë e tillë, kur televizioni përdorej kështu, këtë e dimë të gjithë, por kjo datonte para 1991-ës. Mos vallë liderët e dy partive kryesore politike e konsiderojnë veten, tani që arritën të pamendueshmen, si diktatorë dhe mendojnë se kanë shpallur një diumvirat, të aftë për të ndryshuar ligjet sipas qejfit?
Madje, duke shkelur të drejtat themelore demokratike si ajo për lirinë e fjalës dhe shtypit? Kjo rrëshqitje në nonsens duhet të anulohet sa më parë, në rast se nuk duam adoptimin e metodave që nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë.
Redaksia Online(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
67%
-
Jo
29.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3845
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15