EDITORIAL/ Pas Salianjit, drejtësia do të vijë edhe për të gjithë ushtrinë e shpifësve të tjerë që kanë firmosur kallëzimet e rreme për SPAK

EDITORIAL/ Pas Salianjit, drejtësia do të vijë edhe për të gjithë ushtrinë e shpifësve të tjerë që kanë firmosur kallëzimet e rreme për SPAK

Flamur Noka dhe Belind Këlliçi

Lumi i kallëzimeve politike që në dy vitet e fundit ka pushtuar (dhe bllokuar) zyrat e SPAK-ut, nisi me inskenimin që Ervin Salianji organizoi së bashku me një gazetar të PD-së dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë, për të tentuar të akuzonte si trafikant droge vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili, pas atij "scoop"-i politiko-gazetaresk (të rremë), dha dorëheqjen nga posti. Qëllimi i atij inskenimi, që sot edhe Gjykata e Apelit e ka konsideruar "kallëzim të rremë", ishte i njëjti që prej asaj kohe ka frymëzuar shumë herë veprimet e opozitës: Të përpiqet të shndërrojë në procese gjyqësore shpifjet që dikur Sali Berisha i shkruante në profilin e tij të Facebook-ut, duke i paraqitur ato si denoncime autentike të një "qytetari dixhital" të paqenë.

Nuk është hera e parë që Partia Demokratike përdor këtë metodë: Që nga koha e procesit inskenuar që në 1994 çoi në arrestimin e kreut të opozitës Fatos Nano për të njëjtën histori korrupsioni që në Itali u mbyll, deri te Babale, lista e shpifjeve të shndërruara në akuza gjyqësore kundër kundërshtarëve politikë, është shumë e gjatë. Metoda e "kallëzimeve të rreme" ka vazhduar edhe shumë pas çështjes Babale, dhe vazhdon edhe sot, dhe është për të ardhur keq që i pari që paguan është pikërisht Ervin Salianji që ndër kamikazët e Berishës është ai që ka përdorur më pak nga të gjithë këtë sistem barbar të hakmarrjes politike.

Tani Saljani do të përfundojë në burg dhe për shkak të ligjit për dekriminalizimin të miratuar në 2015 nga parlamenti, pikërisht si një nismë e PD-së dhe publikisht e mbështetur edhe nga Ervin Salianji, jo vetëm që do të humbasë mandatin e deputetit, por nuk do të mund të zgjidhet për dy legjislaturat e ardhshme. Një dënim shumë i ashpër për çdo politikan, shumë më i rëndë sesa 12 muajt e burgut (që ndoshta do t'i vuajë jashtë qelisë), por që tani vlen si një mesazh për të gjithë shpifësit e çdo force politike: të bësh një kallëzim në SPAK (ose edhe dy) duke shpikur qëllimisht akuza kundër një kundërshtari politik është shumë e lehtë. Të shpallësh kallëzimin në shtyp si një triumf të së vërtetës është edhe më eksituese. Shumë e lehtë është edhe të mashtrosh opinionin publik dhe elektoratin tënd duke i bërë të besojnë për muaj ose vite të tëra se ai kallëzim nuk është vetëm një akuzë për t'u provuar, por është prova përfundimtare e fajësisë.

Neni 305 i kodit penale flet qarte: ''Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet''.

Ja pse problemi fillon më pas, kur zbulohet se ai ishte një kallëzim i rremë, dhe atëherë beteja politike e bazuar në shpifje bëhet një bumerang që shkatërron karrierën politike të shpifësit.

Ndoshta Ervin Salianji nuk e meritonte të ishte i pari që të paguante këtë çmim të lartë, por dënimi i tij duhet të vlejë si një paralajmërim për të gjithë shpifësit: drejtësia vonon, por nuk harron. Dhe kur të vijë momenti i së vërtetës, çmimi që duhet të paguajë ai që ka gënjyer qëllimisht, siç shihet me Ervin Salianji, është shumë, po shumë më i lartë nga sa kanë imagjinuar ndonjëherë.

xy/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ersa: 26/09/2024 22:38

    Bello next please! Se jo vetëm është shok i babales por më keq akoma.

    Përgjigju
  • Gani: 26/09/2024 22:31

    Gjobaxhiut bello do i vij rralla se ball haramake ka ba

    Përgjigju
  • Askushi: 26/09/2024 22:16

    Nje vemje me pak.

    Përgjigju
    • Zaranuku: 26/09/2024 22:55

      Nje hale me pak

  • 3D: 26/09/2024 20:57

    Shpifjet u shëndrruan në afera pastaj nga gjyqtarë të korruptuar u këthyen në gjyqe të rënda ku këto gjyqe politike dhe dënime politike duhet të jetë kapitull i veqantë përSPAK që gjyqtarë dhe prokurorë të korruptar të përgjen për abuzimet me sistemin e drejtësisë

    Përgjigju
  • Genci: 26/09/2024 20:25

    Rradhen e ka bello qe shpif gjith diten me frymzin e mulit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament