Lidhur me artikullin e medias gjermane ku Rama e presidenti serb Vuçiç thonë se vendet respektive do të pranonin të ishin anëtare të BE pa të drejtë vetoje, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha tha para komisionit se ky ishte veç një opinion që synon ta bëjë rrugën drejt BE më të prekshme.
Por, nënvizoi Hoxha duke iu referuar kritikave se ky artikull është në dëm të Kosovës, Shqipëria është plotësisht krah kësaj të fundit dhe nuk ndryshon asgjë kundrejt Serbisë.
“Fakti që ky opinion, nuk mund dhe nuk duhet të interpretohet si tregues i ndonjë aleance apo si një projekt. Është veçse një artikull, as aleancë, as projekt. Vendet e rajonit, pavarësisht dallimeve shpesh të thella dhe ne e dimë çfarë dallimesh ka Shqipëria me Serbinë, në mënyrë të veçantë për Kosovën ku pozicionet tona janë diametralisht të kundërta dhe të papajtueshme deri më sot, por kjo tregon që vendet edhe në situata të tilla janë në gjendje të gjejnë gjuhën e përbshkët dhe integrimi europian është nga ato interesa madhore që kërkon dialog dhe pragmatizëm. Asgjë në atë artikull dhe asnjë aspekt i marrëdhënies së Shqipërisë me Serbinë nuk zbeh në asnjë mënyrë qëllimet e qarta dhe të palëkundura të Shqipërisë për Kosovën apo çështje të tjera rajonale ku kemi qëndrime të ndryshme”, tha Hoxha.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Integrimi/ Hoxha hedh poshtë akuzat e opozitës: S’ka bllokim negociatash! Rekomandimet e Komisionit për objektivat e ndërmjetëm, pozitive











