Edlir Tetova me mungesa në Korçë, trajneri i Egnatias: Luhatjet janë normale, pres ndeshje të bukur

Edlir Tetova me mungesa në Korçë, trajneri i Egnatias: Luhatjet janë normale, pres ndeshje të bukur

Edlir Tetova, trajneri i Egnatias

Skënderbeu dhe Egnatia luajnë sot në orën 19:00 për javën e tetë në Superligë. Në prag të ndeshjes kundër korçarëve, trajneri i Egnatias kërkon që ekipi të lërë pas humbjen e fundit me Partizanin.

Edlir Tetova vuan nga mungesat, por në Korçë pret një ndeshje të bukur nga kampionët në fuqi të Superligës.

“Lamë pas një javë me shumë dëmtime. Është rikthyer Dylisse, por na mungon Ahmetaj në mesfushë dhe prapë jemi me 3 mungesa. Megjithatë lojtarët që kanë zënë vendet e tyre, janë të gatshëm dhe të bërë më të mirën.

Mendoj se kampionati i kaluar i përket së shkuarës. Na pret një ndeshje e vështirë, por edhe e bukur, sepse Skënderbeu është një skuadër që të lejon të luash futboll.

Humbja? Ishte vetëm një ndeshje ndaj Partizanit, janë edhe tri të tjera për t’u luajtur. Sigurisht e kemi analizuar ndeshjen për të nxjerrë gabimet, por siç e thashë, ndikuan mungesat. Luhatjet janë normale, për shkak të organikës.

Nga janari i vitit të kaluar, deri tani janë shumë ndryshime. Prurjet janë efektive, por mendoj se do të vijnë në formën që duhet, sepse kampionati është i gjatë”, deklaroi Tetova.

Pas javës së shtatë Egnatia ka 11 pikë për vendin e pestë, teksa Skënderbeu mban vendin e tetë me shtatë pikë.


Lajmi kryesor:

Superliga/ Laçi ‘buzë greminës’, Dinamo e mposht 2-1 dhe merr kreun! Sot dy ndeshje në program


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së