Edmond Ahmeti është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas përfundimit të një procedure të hapur publike konkurrimi për këtë pozicion.
Ndër vite ai ka mbajtur detyra të ndryshme, ndërsa ka një profil juristi dhe eksperiencë në administratën publike.
Në detyrën e tij të fundit ai ka shërbyer si Drejtor i Legjislacionit në Ministrinë e Financave.
Edmond Ahmeti merr detyrën e Sekretarit të Pergjithshëm të KQZ-së në një periudhë kyçe për Administratën Zgjedhore. Kjo pasi ajo ndodhet në prag të vitit zgjedhor dhe të fazës së përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2027.









Komente
Komento