Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, vlerëson se Shqipëria nuk është ende gati për një depolitizim të plotë të administratës zgjedhore. Ai propozon një model hibrid, ku partitë politike të vijojnë të kenë rol në administrimin e zgjedhjeve, por me një përfshirje më të madhe të KQZ-së në përzgjedhjen e komisionerëve. Celibashi kërkon gjithashtu ndryshim të mënyrës së numërimit të votave.

***

Shqipëria nuk është gati për një depolitizim të plotë të administratës zgjedhore. Ky është përfundimi në të cilin arrin Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, pavarësisht se institucionet ndërkombëtare rekomandojnë të kundërtën vit pas viti.

"Mendoj se ka ardhur koha që në procesin e administrimit të zgjedhjeve nivelin e 2 dhe të 3 të mos jetë vetë domeini i Partive Politike dhe nga an tjetër UNË si komisioner shtetëror nuk jam me idenë që anëtarët e këtyre komisioneve të jenë nënpunës civilë, jemi akoma herët që ky proces të administrohet tërësisht nga nënpunësit civilë",- thotë Celibashi.

Por, Celibashi ka një zgjidhe. Ai tha në komisionin “XHAFAJ” se Partitë Politike duhet të kenë ende rol në administrimin e zgjedhjeve,

"Duhet që akoma partitë politike të jenë prezentë në administrimn e zgjedhjeve, por nuk duhet të jenë vetëm ato 100 për qind, do të duhet një zgjidhje hibride, nga njëra anë partitë kryesore politike të jenë pjesë e administrimit, por nga an tjetër KQZ të ketë një rol më të madh dhe më direkt në zgjedhje ne këtyrE komisionereve",- thotë Celibashi.

Nga ana tjetër, procesi i numërimit të votave është kontestuar vit pas viti, ndërsa Celibashki thotë se ka ardhur koha për të ndryshuar mënyra si numërohet vullneti i qytetarëve.

"Numrimi ne qendrat e votimit, mendoj qe po. Ne cdo rast kështu sic e kemi nuk e kemi mire",- thotë Celibashi.

Kreu i KQZ u pyet edhe për votimin e plotë elektronik, por ai tha se aktualisht nuk mund të ndodh në të gjithë vendin edhe për faktin se kostoja shkon deri në 45 milionë euro.