Edmond Zotko i arrestuar nga SPAK për trafik kanabisi/Kryebashkiaku i Poliçanit për Report Tv: Nuk e kam kushëri, ka qenë kandidat i LSI-së
Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotko

Një prej të arrestuarve nga SPAK në operacionin në Skrapar, Edmond Zotko, dyshohet se është një i afërm i kryebashkiakut të Poliçanit Adriatik Zotkaj. Por ky i fundit shprehet në një prononcim për Report Tv se kjo nuk është e vërtetë.
Kryebashkiaku Zotkaj thotë se i arrestuari ka qenë kandidat i LSI-së për kryetar komunë në vitin 2011, një person me shumë influencë në zonë.
"Edmond Zotkajn nuk e kam kushëri, nuk e mohoj gjakun nëse do e kisha. Është banor i zonës, ka qenë i punësuar, por nuk e kam kushëri.
2-3 muaj më parë kur janë bërë verifikimet e para nga policia dhe e kanë thirrur në polici, unë e kam pushuar menjëherë nga puna, i kam edhe urdhrat e pushimit. Sa jam bërë me dije me këtë akuzë e kam larguar nga puna. Kam larguar edhe 3 kryepleq të tjerë në fshatrat që ka pasur sinjalizime nga policia dhe punonjës pyjorë që kanë detyrë të mbrojnë territorin, por që nuk kanë kryer detyrën. Edmond Zotkaj ka qenë kandidat i LSI-së për kryetar komunë në vitin 2011, por nuk ka fituar. E largova nga puna sapo më vunë në dijeni nga policia e Beratit që Zotkaj ishte thirrur nga policia në lidhje me kultivimin e kanabisit në Tërpan, ku ai mbulonte sektorin. Kjo ka ndodhur 2-3 muaj më parë", tha Adriatik Zotkaj.
Lajmi kryesor:
Skrapari si Lazarati/ Pamje si thahej kanabisi në një stallë lopësh! Telefonata e policit që dekonspiroi 'Guardia di Finanza': Merre Fuatin dhe thuaji të zhdukë drogën! SPAK 23 urdhër arreste
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?
-
Pronarët sherr
58%
-
Investigimet
20.7%
-
Lufta politike
21.3%
Vota total: 2379
Lajme të tjera
-
U arrestua nga SPAK për abuzim me tenderin 322 mln lekë, Rama shkarkon nga detyra kreun e Bashkisë Bulqizë Lefter Alla
24 Mars, 13:34
-
Ahmetaj nën hetim, pas kontrollit SPAK sekuestro preventive vilave të bashkëjetueses dhe ish-gruas së deputetit! Bllokohen fatura dhe sende personale
24 Mars, 09:36
-
Hetimet për privatizimin e pronave ushtarake, Meçollari paraqitet sërish në SPAK (VIDEO)
23 Mars, 09:42
-
SPAK luan me kujdes, por me këmbëngulje
23 Mars, 09:30
-
EKSKLUZIVE/ Lefter Alla dhe i afërmi i tij që mori tenderin u larguan me ‘Range Rover’ dhe u ngujuan në një tunel të ushtrisë! Dosja, si u vëzhguan nga SPAK
22 Mars, 17:32
-
Ahmetaj nën hetim për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme! SPAK merr në pyetje ish gruan dhe persona të tjerë
21 Mars, 11:55
-
DASH: Shqipëria probleme me korrupsionin dhe pavarësinë e gjyqësorit e medias! Në 2022-shin progres me punën e SPAK dhe shërbimet dixhitale, por duhet më shumë
20 Mars, 17:21
-
Arrestohet ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, merrte ryshfet për t'u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave! Nën hetim edhe 9 të tjerë, 1 në kërkim
20 Mars, 13:53
-
Deputetë e ministra të majtë, me pranga 'të djathta'?!
19 Mars, 19:21
-
Shkelja me tenderin 322 mln leke, në burg kryebashkiaku i Bulqizës dhe 9 të tjerë! U përgjua në biseda me mikun biznesmen! SPAK harroi të arrestojë njerin prej të akuzuarve
18 Mars, 11:19
-
SPAK ia kaloi si kompetencë Prokurorisë dosjen e 21 janarit, familjarët e 4 të vrarëve e ankimojnë në GJKKO
17 Mars, 11:37
-
Skandali i financimit nga paratë ruse/ 'EU Reporter': Kryemadhi pronare e llogarisë në Zvicër! Të dhënat i solli një burim anonim, do i dërgojë dhe në SPAK
17 Mars, 10:41