Skrapari si Lazarati/ Pamje si thahej kanabisi në një stallë lopësh! Telefonata e policit që dekonspiroi 'Guardia di Finanza': Merre Fuatin dhe thuaji të zhdukë drogën! SPAK 23 urdhër arreste

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka lëshuar 23 urdhër arreste për efektivë policie dhe zyrtarë të cilët akuzohen për pastrim parash dhe për kultivim kanabisi. Operacioni është në vijim e sipër teksa SPAK njofton se janë dokumentuar 28 raste ku përfshihen këta 23 persona. Arrestimet e tyre janë bërë në Berat dhe në Skrapar dhe mësohet se mes të tyre janë dhe 4 efektiv aktualë të policisë.

Situata paraqitet e rëndë. Skrapari si një 'Lazarat' i dytë për kultivimin e lëndëve narkotike. Kjo është si një rrufe në qiell të hapur, pasi deri tani askush nuk e ka denoncuar këtë problematikë kaq madhore, as nga opozita as nga gazetarët investigative të specializuar në nuhatjen e kanabisit.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka zbuluar ekskluzivisht se si është dekonspiruar operacioni në Skrapar. Një efektiv i policisë, Astrit Duro ka dekonspiruar pasi sapo ka përfunduar mbledhja brenda policisë ka telefonuar një nga të arrestuarit, Enver Muçaj ku i ka thënë se duhet të zhdukte drogën.

"Merre atë Fuatin në telefon, atë Fuatin urgjentisht dhe thuaji po pati mundësi t'i zhduku sa më parë tërë natën! Nesër për nesër, hajt shëndet", mësohet t'i ketë thënë ai.

 Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatëshme për t’u trafikuar.

Nga hetimet e kryera, si përgjimet telefonike, vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore rezulton se në territorin e rrethit te Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor. Janë dokumentuar disa episode të sekuestrimeve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Janë dokumentuar dhe sekuestruar lëndë narkotike e llojit cannabis sativa në 28 episode, në të cilat ishin ngritur impjante vaditje, vendqëndrimi dhe vendstrehime për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal", shkruan SPAK

Ndërkohë që në njoftimin e Policisë së Shtetit thuehet se operacioni i koduar "Gjergjova" erdhi pas 7 muajsh hetime.

Janë ekzekutuar 22 masa sigurie, nga këto: 15 masa sigurie "Arrest në burg", 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 3 masa “Detyrim paraqitjeje”, si dhe është shpallur në kërkim 1 person që nuk u gjet në banesë gjatë operacionit.

Hetimet për këtë grup kriminal kanë nisur prej qershorit të 2020 dhe vijojnë ende. Sipas SPAK, janë dokumentuar veprime të paligjshme të disa punonjësve të policisë, Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro me detyrë punonjës policie. Prokurorët të cilët kanë ndjekur procesin dhe kanë kërkuar masat për të arrestuarit janë Vladimir Mara e Altin Dumani.

Të përfshirë janë edhe kreu i Njësisë Administrative Tërpan Fatos Lamaj si dhe kryeplaku i fshatit Çorrogjaf. Këta persona akuzohen për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

GJKKO ka dhënë masa sigurie për disa prej personave të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal.

“Arrest shtëpie për Neritan Naskën”, shefi i policisë Poliçan
“Arrest me burg” për policët Klement Zeqo, Bardhyl Çela e Astrit Duro
“Arrest shtëpie” për Kreun e Nj. Adm Tërpan, Edmond Zotko
“Arrest shtëpie” për kryeplakun e Fshatit Çorrogjafë, Fatos Lamaj
“Arrest me burg” për Arben Leklin, Sefedin Dokajn, Alban Bendon
“Arrest me burg” për Fation Beshirin, Selfo e Esmrald Kaposhin
“Arrest me burg” për Zylyftar Zhijdran, Ilia Ballon, Olgert dhe Elson Dusho
“Arrest me burg” për Teki Dushon dhe detyrim paraqitje për Fuat Dushon
“Detyrim paraqitje” për Enver Muçajn dhe Ilir Shimin
“Arrest me burg për Altin Sulën dhe Redjan Shimin
“Arrest në shtëpi” për Anxhela Beshirin

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:44
Dokumentet/ Kryebashkiaku i Poliçanit shkarkoi Edmond Zotkajn dhe 5 zyrtarë

Pas prononcimit të kryebashkiakut të Poliçanit Adriatik Zotkaj, Report Tv ka siguruar dokumentet ku ai ka shkarkuar nga posti i administratorit të Njësisë Administrative, Edmond Zotkajn, i arrestuar për kultivimin e kanabisit.

Sipas dokumentit, Edmond Zotkaj është shkarkuar më datë 28 shtator. Më herët gjatë intervistës së Adriatik Zotkaj për Report Tv, ai ka mohuar të ketë pasur lidhje me Edmondin dhe se e ka shkarkuar atë pasi mori vesh se akuzohej nga policia.

Gjithashtu Report Tv ka siguruar dhe 3 dokumente të tjerë të shkarkimit të kryetarit të fshatit Zhitom i Madh, Qemal Qorraj, Jorgo Lilën me pozicion specialist në sektorin e pyjeve dhe të Aseri Tares, kryetar i fshatit Lybesh.

Kryebashkiaku gjithashtu ka shkarkuar dhe kryetarin e fshatit Çorrogjafë, Fatos Lamajn si dhe me ndihmës specialistin e pyjeve Ardian Zylyftari.

Ora 14:25
Operacioni anti-kanabis në Skrapar/ Kapet nga policia personi i fundit që kishte mbetur pa u arrestuar

1610110046_HASHASH.jpg

Ka shkuar në 23 numri i të arrestuar në kuadër të operacionit anti-drogë në Skrapar. I arrestuari i fundit është Teki Dusho.

"Vijon megaoperacioni “Gjergjova”. Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni. Nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është kapur dhe ndaluar në qytetin e Durrësit, shtetasi  T. D.  Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim", njofton policia.

Ora 14:10
Detaje nga operacioni/ Kodi që përdornin trafikantët në Skrapar për të identifikuar kanabisin

Gazetari Arsen Rusta në studion e Report Tv ka sjellë detaje  të reja nga operacioni anti- kanabis në Skrapar. Sipas Rustës, ky grup nuk funksiononte si grupet e tjera që kishte "një kokë", por të gjithë kishin detyra të caktuara dhe fitimet ndaheshin tek të gjithë, sipas %! Ndërkohë mësohet se trafikantët, policët dhe zyrtarët përdornin kodin "rakia" për kanabisin, nisur nga fakti që Skrapari njihet për rakinë.

Ora 13:51
Report Tv siguron ekskluzivisht pamjet nga operacioni në Skrapar! Si thahej kanabisi në stallën e lopëve

Report Tv siguron ekskluzivisht pamjet nga operacioni në Skrapar! Siç shihet në këto pamje, kanabisi thahej në stallën e lopëve.

Ora 13:44
'Thuaji të zhdukë kanabisin sa më parë'/ Zbardhet emri i policit që dekonspiroi 'Guardia di Finanza'! Telefonata me të arrestuarin (EKSKLUZIVE)

Detaje të reja nga operacioni antikanabis i SPAK në Skrapar. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson ekskluzivisht se efektivi i policisë Astrit Duro dekonspiroi operacionin. Mësohet se sapo ka përfunduar mbledhjen ai ka telefonuar një nga të arrestuarit, Enver Muçaj ku i ka thënë se duhet të zhdukte drogën.

"Merre atë Fuatin në telefon, atë Fuatin urgjentisht dhe thuaji po pati mundësi t'i zhduku sa më parë tërë natën! Nesër për nesër, hajt shëndet", mësohet t'i ketë thënë ai.

Ora 12:10
Edmond Zotko i arrestuar nga SPAK për trafik kanabisi/Kryebashkiaku i Poliçanit për Report Tv: Nuk e kam kushëri, ka qenë kandidat i LSI-së

1610104456_1120081810153386975300572659678830428150781n.jpg

Një prej të arrestuarve nga SPAK në operacionin në Skrapar, Edmond Zotko, dyshohet se është një i afërm i kryebashkiakut të Poliçanit  Adriatik Zotkaj. Por ky i fundit shprehet në një prononcim për Report Tv se kjo nuk është e vërtetë.

Kryebashkiaku Zotkaj thotë se i arrestuari ka qenë kandidat i LSI-së për kryetar komunë në vitin 2011, një person me shumë influencë në zonë.

"Edmond Zotkajn nuk e kam kushëri, nuk e mohoj gjakun nëse do e kisha. Është banor i zonës, ka qenë i punësuar, por nuk e kam kushëri.

2-3 muaj më parë kur janë bërë verifikimet e para nga policia dhe e kanë thirrur në polici, unë e kam pushuar menjëherë nga puna, i kam edhe urdhrat e pushimit. Sa jam bërë me dije me këtë akuzë e kam larguar nga puna. Kam larguar edhe 3 kryepleq të tjerë në fshatrat që ka pasur sinjalizime nga policia dhe punonjës pyjorë që kanë detyrë të mbrojnë territorin, por që nuk kanë kryer detyrën. Edmond Zotkaj ka qenë kandidat i LSI-së për kryetar komunë në vitin 2011, por nuk ka fituar. E largova nga puna sapo më vunë në dijeni nga policia e Beratit që Zotkaj ishte thirrur nga policia në lidhje me kultivimin e kanabisit në Tërpan, ku ai mbulonte sektorin. Kjo ka ndodhur 2-3 muaj më parë", tha Adriatik Zotkaj.

 

Ora 11:38
Operacioni në Skrapar, Çuçi: Operacione të tilla do jenë gjithëpërfshirëse! Ministria e Brendshme do angazhohet për shtrirjen e hetimeve

1608650602_WhatsAppImage20201222at15.44.59.jpeg

Për operacionin e zhvilluar në SPAK ku u zbatuan 23 urdhër arreste për zyrtarë dhe efektivë policie në Skrapar ka reaguar Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Ai e konsideron një operacion të rëndësishëm dhe shpreh bindjen e Ministrisë së Brendshme për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve në të gjithë Shqipërinë.

Është përmbyllur sot një operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit në vend. Ky hetim i iniciuar nga SHÇBA dhe i ndjekur në mënyrë profesionale nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e SPAK, u finalizua me ekzekutimin e 23 vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar. Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-operacion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve narkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Policisë së Shtetit, që duke shpërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kriminal.

Shpreh bindjen dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të goditur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në paligjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë. Vetëm kështu do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë për të gjithë

Ora 10:50
Operacioni anti-kanabis në Skrapar/ Njoftimi i plotë i SPAK

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e materialit referues, të ardhur nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendëshme Tiranë, ka regjistruar me date 26.06.2020 procedimin penal Nr.178, për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284, 28/4  e 333/a të  Kodit Penal. Nga hetimet e kryera nga policia gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe policia gjyqësore në Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë administruar prova nga të cilat ka rezultuar se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 287, 333/a të Kodit Penal. Gjithashtu janë dokumentuar verpime të kundraligjëshme të kryera nga disa punonjës të policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe konkretisht punonjësit e policisë Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit  Duro me detyrë punonjës policie, si dhe funksionarët publik, shtetasi  Edmon Zotko me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, sipas funksioneve dhe roleve, me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat, si dhe kanë favorizuar autoret që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike.

Nga hetimet e kryera, si përgjimet telefonike, vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, rezulton se në territorin e rrethit te Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor. Janë dokumentuar disa episode të sekuestrimeve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Janë dokumentuar dhe sekuestruar lëndë narkotike e llojit cannabis sativa në 28 episode, në të cilat ishin ngritur impjante vaditje, vendqëndrimi dhe vendstrehime për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal. Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatëshme për t’u trafikuar. Gjithashtu janë evidentuar dhe disa magazina të përshtatura për tharjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike. Bazuar në provat e grumbulluara, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masave të sigurimit personal për shtetasit e përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Gjykata me vendimin Nr.2, datë 06.01.2021 ka vendosur masat e sigurimit si më poshtë:

     Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Arben LEKLI. I dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, ”Pastrimi i produkteve te vepres penale apo veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 287, 333/a të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Sefedin DOKAJ. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28, 283/1 e 28, 333/a të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Alban  Bendo. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të  ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Fatjon Beshiri. I dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetases nën hetim Anxhela Beshiri. E dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/2, 333/a të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Selfo Kaposhi. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal” , të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të  Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Esmeraldi KAPOSHI. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të  Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Zylyftar ZHURDA. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të  Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Ilia BALLO. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të  Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Olgert DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Elson DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën heëtim Teki DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2  të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Fuat DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Enver MUÇAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Altin SULA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Redian SHIMI. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Ilir SHIMI. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Klement  ZEQO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Bardhyl ÇELA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Astrit  DURO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Neritan NASKA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

    Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Edmond  ZOTKAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës  penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Fatos LAMAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Hetimet lidhur me procedimin penal nr.178 i vitit 2020 vazhdojnë.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lani: 08/01/2021 14:25

    Zona e atij gazetarit koklope nga skrapari

    Përgjigju
  • Shqipëria: 08/01/2021 14:18

    Nuk ka kanabis ne Shqipëri, është shpifje, partia do ju dënojë per agjitacion e propagande.

    Përgjigju
  • ilir: 08/01/2021 12:03

    "Askush nuk e ka denoncuar këtë problematikë kaq madhorem, as nga opozita as nga gazetaret investigative te specializuar në nuhatjen e kanabizit". SHUME BUKUR!!!!

    Përgjigju
  • Alfons: 08/01/2021 11:44

    Car merreni me keta fukarejte e skraparit,nese doni vertet te luftoni kanabisin shkoni ne kruje dhe fushe kruje se eshte plot,dhe keni sa te doni bashkepunim midis kryetaritbte bashkise-komisaritit te policise dhe kriminelave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!