Sulmuesi i Lille në Ligue I në Francë, Edon Zhegrova lë pas emra si Messi, Mbappe apo edhe Neymar sa i takon driblimeve në elitën e futbollit francez. Sulmuesi i Kosovës renditet i treti në Ligue I me mesatare prej 10,17 driblime për ndeshje. Pas tij renditen Mbappe me 8.58 driblime, Neymar në pozitën e 8-të me 6.55 driblime. Messi renditet në pozitën e 10-të me 6.38 driblime për ndeshje.
Zhegrova 23-vjeçar u bashkua me Lille në janarin e 2022 nga Basel, teksa ka kontratë deri në 2026 me francezët. Forma e mirë e tij ka bërë që Lille të besojë se do mund ta shesë në tjetër ekip për më shumë se 7 milionë euro, shifër kjo e investuar një vit më parë.
Shqiptari i Kosovës ka luajtur në 28 ndeshje me përfaqësuesen dardane dhe ka shënuar tre gola. Me Lille këtë sezon në Francë, Zhegrova ka luajtur në 13 ndeshje duke shënuar një gol dhe dhënë tre asiste.