"21 janari" është ende një plagë e hapur jo vetëm për familjarët e 4 viktimave që ranë atë ditë, por edhe një problem më vete për mbarë shoqërinë në tërësi si dhe sistemin e drejtësisë në veçanti.
Pikërisht kjo çështje ka zënë vend edhe në diskutimet e Parlamentit Europian për Shqipërinë. Në ditën e dytë, Komisioni i Jashtëm i PE shqyrtoi amendamentin 157 nga eurodeputeti i djathtë, Eduard Kukan.
Gjatë fjalës së tij Kukan u shpreh i keqardhur se autoritetet kompetente nuk kanë bërë një ndjekje penale efektive dhe i fton për të dhënë drejtësi, pa vonesë, mbi viktimat e ngjarjeve të 21 janarit 2011.
Ai kërkon që përgjegjësit të vihen para drejtësisë dhe të marrin denimin e merituar sipas ligjeve ne fuqi.
Rezoluta miratohet pasdite, ndërsa vijojnë negociatat mes të majtëve dhe të djathtëve europianë për amendamentet e kompromisit në mënyrë që politikanët shqiptarë të mos keqpërdorin mesazhet e Parlamentit Europian.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com