Ka vijuar emisioni “Botërori +” në Report Tv, në ditën e 15 të “Russia 2018”. Kryefjala sot ishte eliminimi i Gjermanisë nga Kupa e Botës. I ftuari i përhershëm Eduard Prodani ka pohuar se ishte surpriza më e madhe që ka ndodhur.

Gjermanisë i mbaroi karburanti. Një skuadër e rëndomtë, e ngadaltë, pa mendim dhe që e e meritoi vetë të eliminohej. Por në këtë aspekt vleu edhe dëshira e Koresë së Jugut.

Gjermania duhet të hapë një cikël të ri sa më shpejt. Jam i bindur që gjermanët do të ringrihen shpejt, pasi është në mentalitetin e tyre të fitojnë.

Eduard Prodani.