Pas humbjes së referendumit për Kushtetutën, që e udhëhoqi Berisha, Selami kërkoi bashkimin e postit të kryetarit të PD me atë të kryeministrit, duke kërkuar largimin e Meksit nga posti i kreut të qeverisë. Një kërkesë e tillë dhe krijimi i idesë se ishte me të vërtete kryetar i PD, ndërsa kryetari real ishte presidenti i asaj kohe Berisha, bëri që Selami të shkarkohej nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD në pallatin e lojrave me dorë “Fahrije Hoti”, pa e pyetur fare e pa dëgjuar as fjalën e tij të mbrojtjes. Madje nuk e lanë të hyjë as në mbledhje, përjashtim që solli dhe “syrgynin” e tij politik për 17 vite me radhë, derisa më 23 qershor erdhi, kandidoi e është bërë deputet PD në Kuvend.
Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)





