Eduard Zaloshnja: 60% e pjesëmarrësve të këtushëm votojnë për Tavon, ndërsa ata që do të vijnë nga jashtë s’parashikohen dot…

Eduard Zaloshnja: 60% e pjesëmarrësve të këtushëm votojnë për Tavon, ndërsa ata që do të vijnë nga jashtë s’parashikohen dot…

Vangjel Tavo

Në fundjavë zhvillova një sondazh në Bashkinë Himarë rreth zgjedhjeve të 4 gushtit. Linkun e pyetësorit e shpërndava me SMS krejt të rastësishme, të dërguara në të gjithë territorin e bashkisë. Plot 1054 banorë të rritur të të tre njësive administrative të bashkisë e plotësuan pyetësorin në një faqe të dedikuar vetëm për këtë sondazh.

Përveç pyetjeve demografike, në pyetësor ishin tre pyetje elektorale: 1-Për kë votuat në prill 2021?; 2-Për kë votuat në maj 2023?; Për kë do të votoni më 4 gusht?. Dhe përmes përgjigjeve të këtyre pyetjeve, ekstrapolova me përafërsi se sa zgjedhës të këtushëm më shumë apo më pak se vjet do të votojnë për Tavon apo Gjikurinë.

Kështu numri i të anketuarve që u përgjigjën se do të votojnë për Tavon ishte më i madh se numri i të anketuarve që u përgjigjën se kishin votuar për PS-në më 2021 apo për Goron më 2023.

Në prill 2021 (kur nuk mund të vinin zgjedhës nga jashtë prej pandemisë), PS-ja mori 3450 vota të vlefshme në territorin e Bashkisë Himarë (shihni rezultatet në tabelën e mëposhtme). Në Maj 2023, Goro mori 3820 vota, por me ektrapolim të përafërt, rezulton se vetëm 3300 zgjedhës të këtushëm ia dhanë votën atij – rreth 520 vota ia dhanë zgjedhës të ardhur nga jashtë. Dhe meqë numri i të anketuarve që u përgjigjën se do të votojnë për Tavon ishte më i madh se numri i të anketuarve që u përgjigjën se kishin votuar për PS-në më 2021 apo për Goron më 2023, mund të abstragohet me përafërsi se për Tavon do të votojnë rreth 3550 zgjedhës të këtushëm. Se sa zgjedhës do të vijnë nga jashtë për t’ia dhënë votën atij më 4 gusht mbetet të shihet…

Nga ana tjetër, numri i të anketuarve që u përgjigjën se do të votojnë për Gjikurinë ishte më i madh se numri i të anketuarve që u përgjigjën se kishin votuar për gjithë partitë opozitare më 2021, por më i vogël se i atyre që kishin votuar për Belerin.

Në prill 2021 (kur nuk mund të vinin zgjedhës nga jashtë prej pandemisë), partitë opozitare morën gjithsej 2320 vota të vlefshme në territorin e Bashkisë Himarë. Në Maj 2023, Beleri mori 3840 vota, por me ektrapolim të përafërt, rezulton se vetëm 2440 zgjedhës të këtushëm ia dhanë votën atij – rreth 1400 vota ia dhanë zgjedhës të ardhur nga jashtë. Dhe meqë numri i të anketuarve që u përgjigjën se do të votojnë për Gjikurinë ishte më i madh se numri i të anketuarve që u përgjigjën se kishin votuar për partitë opozitare më 2021 dhe më i vogël se për Belerin më 2023, mund të abstragohet me përafërsi se për Gjikurinë do të votojnë rreth 2400 zgjedhës të këtushëm. Se sa zgjedhës do të vijnë nga jashtë për t’ia dhënë votën atij më 4 gusht mbetet të shihet…

Duke përmbledhur, mund të thuhet se rreth 60% e pjesëmarrësve të këtushëm të zgjedhjeve të Himarës do t’ia japin votën Tavos. Ndërsa për zgjedhësit që mund të vijnë nga jashtë më 4 gusht nuk bëhet dot ndonjë parashikim statistikor…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fiku: 29/07/2024 19:07

    Pra Zaloshnja na qenka konsulenti i Rames per zhvatjen e zgjedhjeve ne Himare e Shqiperi. Na paska llogaritur qe afro 300 vota "brenda" mbyllin pune per organizaten e perbashket klepto-kriminale! Mirq qe paska bere sondazh por lind pyetja: ku e si i paska gjetur numerat e telefonit te "kampionit" zgjedhes i "brendshem"??? Apo nga lista live e e-patronazhistit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë