Ditët e fundit zhvillova një anketim elektronik me pronarë/menaxherë hotelesh dhe bar-restorantesh të bashkive Shkodër dhe Pogradec, për llogari të kompanisë së informacionit AIM. Linku i pyetësorit iu dërgua me SMS pronarëve/menaxherëve të hoteleve dhe bar-restoranteve më të mëdha të Shkodrës, Velipojës, Pogradecit, Tushemishtit dhe Udënishtit.

Pothuaj 160 prej tyre e plotësuan krjet anonimisht pyetësorin, duke na dhënë pasqyrën e mëposhtme koncize të turizmit të këtij sezoni në bashkitë Shkodër dhe Pogradec (meqë ata përfaqësojnë hotelet dhe bar-restorantet më të mëdha të këtyre bashkive).

Bashkia Shkodër

1. Si kanë qenë të ardhurat e biznesit tuaj këtë sezon veror, krahasuar me sezonin e vjetshëm?

52% Më të mëdha

40% Njësoj

8% Më të vogla

2. Krahasuar me sezonin e vjetshëm veror, keni patur sivjet më shumë apo më pak klientë nga jashtë Shqipërisë?

55% Më shumë

39% Njësoj

6% Më pak

Bashkia Pogradec

1. Si kanë qenë të ardhurat e biznesit tuaj këtë sezon veror, krahasuar me sezonin e vjetshëm?

53% Më të mëdha

41% Njësoj

6% Më të vogla

2. Krahasuar me sezonin e vjetshëm veror, keni patur sivjet më shumë apo më pak klientë nga jashtë Shqipërisë?

51% Më shumë

41% Njësoj

8% Më pak