Eduard Zaloshnja: Analizë statistikore: Sulmi si bonus, por kyçi është mbrojtja

Eduard Zaloshnja: Analizë statistikore: Sulmi si bonus, por kyçi është mbrojtja

Kombëtarja shqiptare

Qysh kur shorti i Euro 2024 na vuri përballë Italisë, kam ekzekutuar dhjetëra mijëra simulacione statistikore në kompjuter (bazuar në një model simulacioni statistikor, që e kam ndërtuar me statistikat sportive të disponueshme publikisht në faqet e specializuara për futbollin në internet). E kam bërë këtë punë tejet intensive thjesht prej kureshtjes time statistikore, për të parashikuar probabilisht sesi mund të mbyllet kjo ndeshje kaq e rëndësishme për kombëtaren tonë.

Pas mbledhjes edhe të të dhënave stastikore të ndeshjes Itali-Bosnje, ekzekutova baterinë e rradhës me 10 mijë simulacione statistikore të përballjes Itali-Shqipëri (mund të jetë bateria e fundit, përveç rastit fatkeq që ndonjë nga futbollistët e rëndësishëm mund të dëmtohet në stërvitje).

Në pothuaj 4200 simulacione statistikore, nga 10000 gjithsej (pothuaj 42%), ndeshja përfundoi me rezultat pozitiv për kombëtaren tonë (32.1% barazim, ndërsa 9.88% fitore). Përkthyer në koeficient bastesh, probabilitetet e mësipërme do t’i korrespondonin koeficientit 2.38 për bastin X-2.

Futbollistët që “shënuan” më shpesh për Shqipërinë ndër 10 mijë simulacionet statistikore ishin Bajrami, Asani dhe Broja, por duhet theksuar se vetëm 15.8% e simulacioneve rezultuan me “gol të shënuar” nga ne, ndërsa në 84.2% të simulacioneve ne “nuk shënuam” dot.

Duke kaluar te portieri, mbrojtësit, dhe Ramadani e Asllani (që pozicionohen para tyre), ky grup rezultoi shpëtimtar për ne në pothuaj 42% të simulacioneve statistikore – ato që përfunduan me rezultat pozitiv tonin (barazim apo fitore). Kjo, pavarsisht nëse mbrojtës i djathtë ishte Hysaj apo Balliu, ose në portë ishte Berisha apo Strakosha. Sepse simulacionet statistikore dolën njësoj në secilin skenar.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Simulacionet statistikore bazohen në të dhënat e derisotme. Por të shtunën në mbrëmje mund të ndodhin gjëra të paparashikueshme. Një gafë fare e papritur e portierit apo e një mbrojtësi (tonit apo të tyrit) mund të prodhojë një gol që s’ka simulacion statistikor ta parashikojë. Ose një futbollist (i yni ose i tyre) i futur në minutat e fundit të ndeshjesh mund të shënojë një gol që realizohet një herë në 10 vjet nga një futbollist që s'pritet të shënojë... Futbolli është absolutisht gara më e vështirë për t’u parashikuar statistikisht – është një merimangë tejet e ndërlikuar ndërthurjesh probabilitare, nga minuta e parë deri në vërshëllimën përmbyllëse të arbitrit!

SHËNIM TJETËR: Sipas Transfermarkt, vlera totale e kartonëve të futbollistëve të kombëtares italiane është 7 herë më e madhe se e futbollistëve tanë…

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës