Eduard Zaloshnja: Efekti margjinal i shitblerjes së votave në Elbasan e gjetkë

Eduard Zaloshnja: Efekti margjinal i shitblerjes së votave në Elbasan e gjetkë

Foto ilustruese

Qarku i Elbasanit ka spikatur në media këto ditë për dy raste të dyshuara shitblerje votash në zgjedhjet parlamentare të vjetshme. Në një rast, dyshohet se militantët e PD-së po blinin vota para 25 prillit të vjetshëm dhe në rastin tjetër dyshohet se 8 komisionerë i kanë shtuar vota PD-së gjatë numërimit (pas 25 prillit), përkundrejt ndonjë shpërblimi.

Duke presupozuar se shitblerja e votave ka ndodhur realisht në qarkun e Elbasanit (gjykatat ende s’kanë folur përfundimisht), vlen të analizohet se çfarë efekti konkret mund të ketë patur ajo në mandatet për deputetë. Pas numërimit të të gjitha votave, PS-ja ishte fare pranë marrjes (për një grusht votash) të mandatit të 9-të (objektivin e shpallur) në qarkun e Elbasanit (ka 14 mandate gjithësej). Pra, i gjithë mobilizimi (apo edhe blerja e votave në atë qark) nuk prodhoi dot një mandat më tepër për PS-në.

Në qarqe të tjera, spikasin ngjashëm Dibra dhe Tirana.

Qarku Dibër (ka 5 mandate gjithësej), është përfolur zakonisht për shitblerje votash, por vjet më 25 prill, sado shitblerje mund të ketë patur, PS-ja nuk arriti ta marrë dot madatin e 3-të (objektivin e shpallur) vetëm për një grusht votash. Në qarkun Tiranë (ka 36 mandate gjithësej), u përfol për suksesin e papritur të ndonjë kandidati të panjohur socialist, që mori rekord votash personale në kryeqytet. Por sidoqoftë, PS-ja nuk arriti ta marrë për pak mandatin e 19-të (objektivin i shpallur)…

Ndryshe shkuan punët në Durrës, Berat e Gjirokastër.

Në qarkun Durrës (ka 14 mandate gjithësej), PS-ja e siguroi për një grusht votash mandatin e 8-të (objektivin i shpallur). Në qoftë se atje ka patur shitblerje votash, ajo duket se ka rezultuar efektive…

Ngashëm në qarkun Berat (ka 7 mandate gjithësej), PS-ja e siguroi për një grusht votash mandatin e 5-të (objektivin i shpallur). Në qoftë se atje ka patur shitblerje votash, ajo duket se ka rezultuar efektive…

Ndërsa në qarkun Gjirokastër (5 mandate gjithësej), faktori kryesor për marrjen e mandatit të 4-të nga PS-ja ka qenë mbyllja e kufirit me fqinjët, për shkak të pandemisë. Vangjel Tavo i LSI-së ka sjellë tradicionalisht përkrahës të tij me autobuzë nga Greqia. Në qoftë se nuk do të ishte mbyllur kufiri prej pandemisë, Tavo mund ta kishte siguruar përsëri mandatin e tij të përjetshëm, duke ia hequr mandatin e 4-të PS-së…

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meto: 30/06/2022 23:13

    Sipas ketij me lart, PS e aktivizon sistemin e vjedhjes se votave vetem kur behet fjale per "objektivin" nje a dy me shume per zone. Dhe aty ku ska kapur objektivin vjedhja ska vlere ndersa ku ka kap esht vlere madhe pozitive. Si jan shndrruar gjithe njerzia ne mentalitet kriminal. Edhe ca dhe ndonje qe eshte i paster, pa kurrfare mpleksje kriminale do debohet nga Shqiperia se prish syrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë