Në historinë 250 vjeçare të SHBA-së, për herë të parë kandidon për postin e presidentit një femër me ngjyrë - Kamala Harris (Hillary Clinton kandidoi më 2016, por ishte e bardhë).
Sondazhi më i fundit i revistës prestigjigjioze “The Economist” na jep një tablo paraprake të përkrahjes që ka në elektoratin amerikan kandidatja e parë me ngjyrë, në vendin që ende nuk e ka patur në krye një femër deri më sot.
Kështu, nga sondazhi rezulton se ndër zgjedhëset e regjistruara femra, Kamala ka një epërsi 53%-40% ndaj Trump. Por një epërsi më të thellë Kamala ka ndër të rinjtë 18-29 vjeç (58%-37%), dhe më të butë ndër moshat 30-44 vjeç (53%-39%). Për sa i përket racës, Kamala ka një epërsi dërrmuese ndër të zinjtë (blacks) – 80% ndaj 13%. Më e butë është epërsia e saj ndër hispanikët (55%-39%).
Sidoqoftë, shifrat e mësipërme janë në rrafsh kombëtar. Ndërkohë, fati i Kamalës duket se do të përcaktohet në tre shtete ku ajo duhet të fitojë patjetër: Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin. Në këto shtete, përveç përthyerjeve gjinore, moshore dhe racore, ka edhe micro-përthyerje etnike.
Kështu, rreth 900 mijë zgjedhes me prejardhje nga Ukraina e Polonia në Pennsylvania e Wisconsin, dhe rreth 300 mijë zgjedhës me prejardhje arabe në Michigan mund të bëjnë diferencën atje. Sepse në këto tre shtete fituesi mund të përsaktohet nga disa pak mijëra vota…
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi për Tiranën nga Eduard Zaloshnja: PS merr 19 mandate, PD 13, Partitë e reja 5
4 Shkurt, 17:55
-
Zaloshnja: Prej 160 mijëve pa dokumente shqiptare, rrezikohen 700 mijë me dokumente shqiptare të skaduara
31 Janar, 16:18
-
Eduard Zaloshnja: Ndihma financiare amerikane është një thërrime në Shqipëri, por…
30 Janar, 13:13
-
Eduard Zaloshnja: Rënia e kuotave të Presidentit Trump, 4 pikë në 8 ditë
28 Janar, 14:44
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi praktike të votojnë…
24 Janar, 17:32
-
Zgjedhjet/ Zaloshnja: Betejë vetëm për 48 mandate, 92 deputetë i caktojnë Berisha e Rama
23 Janar, 22:41
-
Eduard Zaloshnja: Dy presidentët që ndërruan trajektoren e SHBA së në 100 vjetët e fundit
20 Janar, 18:21
-
Sondazhi në 'Frontline', PS merr mandatin e katërt me më shumë se 50% të votave! Rama lideri më i pëlqyer, diaspora e preferon më shumë se zgjedhësit këtu
16 Janar, 21:06
-
Eduard Zaloshnja: Katolikët, besimtarët më të devotshëm në Shqipëri
12 Janar, 13:49
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…
10 Janar, 09:40