Eduard Zaloshnja: Jemi fare afër indeksit të BE-së për vdekshmërinë nga krimet dhe aksidentet rrugore

Eduard Zaloshnja: Jemi fare afër indeksit të BE-së për vdekshmërinë nga krimet dhe aksidentet rrugore

Foto arkiv, aksident në Elbasan

Policia e Shtetit ka disa prioritete në punën e saj, por prioritet mbi të gjitha prioritetet mbetet gjithmonë siguria e jetës së shtetasve – si kudo në Europë. Dhe në fakt, duket se në tremujorin e parë të këtij viti puna e policisë tonë ka dhënë fryte – Shqipëria i është afruar fare pranë indeksit të Bashkimit Europian për vdekshmërinë nga krimet dhe aksidentet rrugore.

Kështu, nga 1 janari deri më sot, kanë ndërruar jetë gjithsej 5950 banorë të Shqipërisë. Por vetëm 41 prej tyre vdiqën nga krimet apo aksidentet rrugore. Pra këtë tremujor, indeksi i vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore rezultoi vetëm 6.9 për çdo 1000 vdekje gjithsej (ose ndryshe, 0.69% e gjithë vdekjeve). Vjet në Bashkimin Europian ky indeks ishte 5.7 për mijë, ose 0.57% e gjithë vdekjeve.

Në të njëjtën periudhë tremujore të vitit të shkuar në Shqipëri, ky indeks ishte 10.3 për çdo 1000 vdekje gjithsej. Dhe duke krahasuar indeksin aktual me atë të së njëjtës periudhë të vitit të shkuar, rezulton se këtë tremujor ky indeks është ulur plot 33% brenda një viti (edhe pse numri i automjeteve në qarkullim në Shqipëri është rritur pothuaj 8% gjatë së njëjtës periudhë).

Kjo ulje drastike në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, është në vazhdën e uljes së regjistruar përgjatë gjithë dekadës së fundit në vdekshmërinë nga krimet dhe aksidentet rrugore.

Kështu, në vitin 2013 kishim plot 20.7 vdekje nga krimet dhe aksidentet rrugore për çdo 1000 vdekje gjithsej. Ndërsa vjet, ky indeks vjetor zbriti në 10.8 për mijë – një ulje pothuaj 50% brenda një dekade. Dhe në tremujorin e parë të këtij viti, i jemi afruar fare pranë mesatares europiane, me uljen tjetër prej 33% (shihni Grafikun 1).


Foto: Grafiku 1

Për referencë, para një dekade, ne ishim baraz për këtë indeks me fqinjin tonë të ngjashëm, Malin e Zi. Ndërsa vjet, iu afruam mesatares së Bashkimit Europian (shihni Grafikun 2).

Grafiku 2

SHËNIM: Që indeksi ynë i vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore të barazohet me atë europian, duhet të vijojë pakësimi i krimeve brenda familjes dhe vdekjeve ndër kalimtarë, biçiklistë e motoçiklistë, të cilat kanë rrënjë të thella kulturore-historike. Për të zgjidhur probleme të tilla, lipset një përqasje multi-dimensionale…

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion